Qendra ofron aktivitete të organizuara, lojëra, sporte dhe ture turistike. Në mbrëmje organizohen mbrëmje filmi, karaoke, lojëra shoqërore, shfaqje talentesh, mbrëmje të kulturave të ndryshme, etj.
Shkolla Verore Mynih
Qyteti
Mynihu është qyteti i tretë më i madh në Gjermani, me mbi 1,300,000 banorë. Ai njihet si një qendër e rëndësishme industriale me teknologji informacioni shumë të zhvilluara. Sipas statistikave, Mynihu është qyteti më ndërkombëtar në Gjermani, pasi mbi 25% e banorëve janë të huaj. Përveç Oktoberfest-it, shumë atraksione të tjera tërheqin turistë, si Katedralja Frauenkirche, sheshi qendror Marienplatz, English Garden – një nga parqet më të mëdha në Evropë, Kështjella Nymphenburg, Muzeu BMW dhe Muzeu më i madh në botë për shkencë dhe teknologji, etj.
Shkolla
Mesimi dhe akomodimi zhvillohen në një godine rinore në Mynih, vetëm 3 ndalesa me tren nga Marienplatz, sheshi kryesor i qytetit. Qendra tregtare kryesore dhe shumë atraksione janë gjithashtu vetëm 10 minuta larg me tramvaj. Përveç lidhjeve të shkëlqyera të transportit publik, qendra e gjuhës ofron ambiente moderne, klasa të pajisura mirë, një sallë relaksi dhe komunikimi me bashkëmoshatarët, Wi-Fi, bilardo dhe fushë futbolli.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në dhoma me 2 ose 4 krevate dhe me banjo private. Dhomat janë të bollshme dhe të pajisura në mënyrë moderne. Ofrohet ushqim i plotë, çarçafë dhe peshqirë. Disa kate të hostelit përdoren ekskluzivisht për nxënësit. Përfaqësuesit e qendrës që qëndrojnë në të njëjtat kate me studentet dhe kujdesen për rendin dhe disiplinën 24 orë në ditë. Në ndërtesë ka gjithashtu lavanderi, e cila mund të përdoret kundrejt pageses.