U shtua me sukses në të përzgjedhurat

Kampi Veror Berlin Park

Dërgo kërkesë
Shto në listën e të përzgjedhurave

U SHTUA ME SUKSES NË TË PËRZGJEDHURAT

Mund të vazhdoni të shfletoni faqen, të shtoni profile të tjera dhe kur të jeni gati – të dërgoni kërkesë për konsultim.

INFORMACIONE BAZË

Kamp Individual
21 Qershor - 22 Gusht Periudha
14 – 17 vjeç Mosha
Konvikt Akomodimi
Gjermanisht Gjuhët
A1 Niveli minimal
Berlin, Gjermani Qyteti, shteti

Kurs sipas interesit tuaj

Kamp Individual

Shkolla Verore Berlin

Shkolla Verore Berlin

Shkolla


Shkolla ndodhet në qendrën kulturore të Berlinit – Mitte. Në afërsi gjenden Reichstag-u, Zyra e Kancelarit, Porta e Brandenburgut, Potsdamer Platz dhe Muri i Berlinit. Për mësim dhe akomodim përdoret hoteli rinor A&O, i cili ofron kushte të mira akomodimi dhe klasa moderne të pajisura. Nxënësit kanë në dispozicion dhoma të bollshme për relaks, studim ose biseda me shokët, si dhe një kafeteri.


Akomodimi


Akomodimi bëhet në dhoma me 2 ose 4 krevate dhe banjo private, ku disa kate të hotelit përdoren ekskluzivisht për nxënësit. Rendin dhe disiplinën e mbajnë 24/7 përfaqësuesit e Berlin Park, të cilët jetojnë në të njëjtat kate. Gjatë muajve të verës, hoteli pret edhe vizitorë të jashtëm, të cilët mund të takojnë nxënësit vetëm në ambientet e përbashkëta dhe në mensë. Katet e rezervuara për kursin janë të mbyllura dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Në dispozicion të nxënësve janë një kafeteri me pamje panoramike të qytetit, një tarracë në çati dhe një kopsht i madh. Ofrohet ushqim i plotë. Çarçafët sigurohen, ndërsa peshqirët ndërrohen çdo katër ditë. Dhomat pastrohen çdo ditë. Lavanderia është e disponueshme me pagesë.
 

INFORMACION I PERGJITHSHEM

Mosha:  14-17 vjec 
Numri i javëve:  2 - 9 Jave
Data:  21 Qershor  – 22 Gusht 2026
Çmimi: nga 2108 EUR

Ore mesimi ne jave: 20 ose 24 orë në javë
Udhëtimi: e diel – e shtunë
Zhvillohet: 21 qershor – 22 gusht
Kohëzgjatja: 2 – 9 javë
Grupet: deri në 15 persona
Niveli minimal: A1

Ekskursione dhe Aktivitetet

Sport dhe argëtim

Çdo pasdite organizohen shëtitje për të eksploruar monumentet kulturore dhe historike të Berlinit. Pas darkës, nxënësit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme argëtimi si disko, mbrëmje talentesh, lojëra shoqërore, kuize, etj.

Ekskursione

Çdo javë organizohet një ekskursion njëditor në një qytet pranë për vizitë dhe sightseeing. Çmimi i kursit përfshin edhe biletat e hyrjes në monumentet që vizitohen. Destinacionet e mundshme për ekskursione janë: Potsdam, Dresden, Leipzig, Rostock dhe Stralsund.

CMIMI

Datat e nisjes dhe tarifat 2026

Kursi 20 ore mesimi ne jave

21 Qershor – 22 Gusht / 2 jave

Dhome 4 2108€
Dhome 2 2358€

Kursi intensiv 24 ore mesimi ne jave

21 Qershor – 22 Gusht / 2 jave

Dhome 4 2258€
Dhome 2 2508€

NE CMIM PERFSHIHET

  • Akomodim në konvikt
  • Ushqim i plotë (drekë e ngrohtë)
  • 20 ose 24 orë gjermanisht në javë
  • Materiale mësimore, test dhe certifikatë përfundimi
  • 1 ekskursion njëditor çdo javë
  • Program argëtimi çdo ditë
  • Përdorimin e ambienteve të shkollës dhe Wi-Fi
  • Hartë të transportit publik
     
  • Taksa turistike
  • Mbikëqyrje e vazhdueshme e nxënësve
  • Numër emergjence 24 orë
  • Transferte nga dhe në aeroportin e Berlinit midis orës 09:00 dhe 18:00
     

Kurset

Trajnimi përbëhet nga 20 orë mësimi në javë në gjuhën gjermane. Mësimet zhvillohen nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në 12:30. Studiohen katër komponentët e gjuhës: lexim, shkrim, dëgjim dhe të folur. Në ditën e parë të kursit zhvillohet një test hyrës për të përcaktuar nivelin e njohurive të secilit nxënës. Kurset ofrohen nga niveli A1 deri në C1.

Kursit bazë i shtohen 2 orë mësimi në dy pasdite gjatë javës. Diskutohen tema të ndryshme nga jeta e përditshme. Për përmirësimin e gjuhës përdoren artikuj nga gazeta dhe revista, materiale reklamuese, si dhe materiale audio dhe video. Grupet janë të vogla, deri në 12 persona.

Në fund të çdo kursi zhvillohet një test, në bazë të të cilit lëshohet një certifikatë për nivelin e arritur të njohjes së gjuhës gjermane.
 

Kosto shtesë dhe shërbime

Depozitë për dëmtime: 50€

(paguhet në mbërritje dhe kthehet në fund nëse nuk ka dëmtime)

Me shoqërues gjatë udhëtimit: 50€ / një drejtim
Ditë shtesë: 100€
Transferte nga/në aeroportin e Berlinit jashtë orarit të caktuar: 75€ / një drejtim

Datat e fillimit dhe çmimet 2026

Datat e fillimit: çdo të diel nga 21 qershori, deri në përfundim të kursit më 22 gusht

Kursi me 20 ore mesim ne jave    
Dhoma 4 krevate 2 krevate
2 javë 2108€ 2358€
3 javë 3072€ 3447€
4 javë 4036€ 4536€
Javë shtesë 964€ 1089€

 

Kursi Intensiv 24 ore mesim ne jave    
Dhoma 4 Krevate 2 Krevate
2 javë 2258€ 2508€
3 javë 3297€ 3672€
4 javë 4336€ 4836€
Javë shtesë 1039€ 1164€

GALERI

REZERVO NJË KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë

Rezervoni

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message