Shkolla Verore Verbier International
Rreth shkollës
Verbier International School (VIS) është një shkollë ndërkombëtare ditore dhe me konvikt, e themeluar në vitin 2011 në Verbier – një nga destinacionet alpine më të njohura në botë. Në verën e vitit 2025, VIS dhe Copperfield International School u bashkuan nën një emër të vetëm: Verbier International School.
Shkolla ofron programet IB Diploma dhe High School Diploma, dhe njihet për komunitetin e saj të vogël e miqësor dhe theksin e fortë te edukimi në natyrë.
Programi veror
Kampet verore të VIS kombinojnë zhvillimin personal, aventurën në Alpe dhe zbulimin kulturor në një mjedis të sigurt ndërkombëtar. Moto e kampit: "Be Curious – Lead with Purpose!"
Aktivitetet përshtaten sipas moshës:
- 7–10 vjeç: eksplorim, lojëra në grup dhe punë ekipore
- 11–17 vjeç: sfida më të vështira dhe detyra lidershipi
INFORMACION I PERGJITHSHEM
| Mosha: |
7 - 17 vjec |
| Numri i javëve: |
1 - 4 jave |
| Data: |
28 Qershor – 25 Korrik 2027 |
| Çmimi: |
3500 CHF 1 jave |
| |
*Kamp ditor (7-17 vjec): 2000 CHF / jave
*Kamp me akomodim (10 – 17 vjec): 3500 CHF / jave
*Tarife regjistrimi (e pa rimbursueshme): 350 CHF