Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë
Shkolla Verore Le Rosey Rolle
Shkolla
Le Rosey u themelua në vitin 1880 dhe është shkolla me konvikt më të vjetër dhe më e njohur në Zvicër. Le Rosey ka dy vende shkollore madhështore në Rolle dhe Gstaad. Shkolla është e vendosur në Rolle, pranë Liqenit të Gjenevës. Ndërtesat moderne dhe fushat sportive të shkollës janë të shpërndara në një sipërfaqe prej 28 hektarësh. Klasat janë të pajisura me tabela të bardha interaktive dhe kompjuterë multimedialë.
Akomodimi
Nxënësit janë të akomoduar në ambjente të ndara - dhomat kanë një dhe dy shtretër me banjo private. Mësuesit jetojnë së bashku me nxënësit.
Kohë e lirë dhe ekskursione
Aktivitetet e ofruara përfshijnë: kanotazh, lazer tag, akuapark, udhëtime me varkë, ecje në natyrë, barbeque, diskotekë, vizita në Gjenevë, Lozanë, etj.