Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë
VERE, AVENTURE & GJERMANISHT
Rreth shkollës
Bad Schussenried ose Qyteti i Manastirit, siç e quajnë vendasit, është një destinacion i famshëm spa, i preferuar për shkak të kushteve ideale që ofron për turizëm dhe rekreacion. Ndërtesa e qendrës së gjuhëve është rinovuar dhe kapaciteti i saj prej 300 studentësh e bën kompleksin qendrën më të madhe të gjuhëve të huaja në Gjermani. Kompleksi ndodhet pranë një parku të bukur, rreth 10 minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe ka një sallë kompjuterash, pishinë të brendshme me ngrohje, fusha tenisi të brendshme, mur ngjitjeje, sauna, sallë teatri, fusha sportive.