St. Clare’s Oxford
Kolegji St. Clare’s gëzon reputacionin e një shkolle që ofron një program IB të rangut të parë dhe është një nga shkollat e vetme në botë që organizon seminare për trajnimin dhe kalifikimin e profesorëve. E themeluar në vitin 1953, kombinon me sukses metodën aktuale dhe progressive të mësimit me traditë të gjatë, gjë e cila e bën Oxfordin një prej kryeqytetet e botës për mësim. Filozofia e shkollës është që çdo nxënës duhet të zhillohet si individ në një ambjent liberal dhe kreativ, duke i stimuluar mendimin kritik, pasurimi i koncepteve për botën dhe tolerancën në marrëdhënie me të tjerët.
Abbey DLD Group of Colleges
Abbey DLD Group of Colleges me kampuse në Londër, Cambridge dhe Manchester ofrojnë bursa akademike për të gjithë nxënësit që duan të kenë eksperiencën e një shkolle të mesme në Mbretërinë e Bashkuar. Bursat që ofrohen arrijnë deri në 40% dhe konkurrentë më të fortë janë ata nxënës të cilët kanë arritje të larta akademike, zotërojnë gjuhën angleze dhe janë të angazhuar në shumë aktivitete brenda dhe jashtë shkollës së tyre. Kolegji ofron programet akademike A-Level, International Foundation, GCSE dhe Kampe Verore. Nxënësit në Abbey arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në provimet e tyre dhe pranohen në disa nga universitetet më të mira në botë dhe në Mbretërinë e Bashkuar si Oxford, Cambridge, LSE, ICL dhe universitete elitare anëtare të ‘Russell Group’. Për më shumë informacion rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të na kontaktoni: Krystina - krysia@integral.al , 069 40 40 801
14-17 vjeç
Bursa të pjesshme deri në 50% Bursa Oxbridge deri në 100%
2021
CATS Colleges UK
CATS Colleges UK me kolegjet e tij në Londër, Cambridge, Canterbury, ka misionin e tij të ofrojë ekselencë arsimore në mënyrë që çdo student të përparojë drejt universitetit që ai dëshiron. CATS ofron një larmi programesh akademike studimi si A-levels, A-levels të përshpejtuar, International Baccalaureate (IB), University Foundation Programme, High School Term apo dhe Përgatitje gjuhësore me qëllime akademike. CATS u jep të gjithë nxënësve të interesuar mundësinë për të qenë pjesë e kolegjit duke ofruar Bursa Oxbridge deri në 100%. Nxënësit duhet jo vetëm të kenë arritje të larta akademike, të zotërojnë gjuhën angleze dhe të jenë të angazhuar në shumë aktivitete brenda dhe jashtë shkollës së tyre, por duhet të kenë dëshirën dhe përkushtimin për të vazhduar studimet e larta në Universitetet e Oksford ose Cambridge. Për më shumë informacion rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të na kontaktoni: Krystina - krysia@integral.al , 069 40 40 801
Earlscliffe College
Earlscliffe ofron programin më të mirë të arsimimit britanik A-Level, duke i siguruar studentëve përgatitjen më të mirë akademike për hyrjen në universitetet më elitare në botë. Shkolla ofron shumëllojshmëri aktivitetesh shumë të rëndësishme që ndikojnë në përparimin e studentëve, duke i dhënë avantazh krahasuar me moshatarët e tjerë. Vendndodhja e shkollës është në Folkestone, Kent, në breg të detit, në një largësi nga qyteti i Londrës, vetëm 55 minuta me tren. Studentët ndërkombëtarë të moshës 15 vjeç mund të regjistrohen në Earlscliffe për të ndjekur programin 2 vjeçar A-Level ose për të përfunduar vetëm një vit, International Transition Year. Shkolla ofron bursa deri ne 30% - 50% per nxenesit me rezultate te shkelqyera akademike dhe me performance e larte ne procedurat e pranimit.
Rochester Independent College
Kolegji i Pavarur i Rochester (RIC) është i vendosur në rrethin e Kent, në jug të Londrës në qytetin e vogël të Rochester, i cili është i famshëm për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe një qendër tërheqëse për artin bashkëkohor. Themeluar në 1984, vetë kolegji po zhvillohet me shpejtësi dhe sot është një nga kolegjet më të mëdha private që siguron një trajnim të shkëlqyer akademik dhe vëmendje ndaj nevojave individuale për secilin student. Kolegji ofron edukim të specializuar në matematikë, shkencat natyrore, vizuale, krijuese, artet dhe është krenar për suksesin e studentëve në degët më të kërkuara si stomatologji, veterinari, mjekësi dhe farmaci, si dhe në fushat e artit. Kolegji ofron një numër të kufizuar bursash deri në 50% të tarifave
Oxford Sixth Form College
Oxford SIXTH FORM COLLEGE është një kolegj I pavarur i specializuar në A-Level dhe GCSE. Gjatë viteve shkolla ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për të siguruar përgatitjen efektive për provimet publike. Kolegji ndodhet në King Edward Street, në zemër të zonës universitare. Përveç sallave të mësimdhënies, ka një bibliotekë të pajisur me tekstet shkollore esenciale dhe materiale referenciale. Studentët gjithashtu kanë një koleksion të konsiderueshëm të testeve të mëparshme, programeve dhe një makinë fotokopje, sallë IT, ku nxënësit janë në gjendje të hyjnë në internet nëpërmjet një lidhje të shpejtë broadband.
Cardiff Sixth Form College
Cardiff Sixth Form College (CSFC) ka një reputacion akademik të përsosur që kryeson vëndet e para në Britaninë e Madhe për rezultatet e nxënësve në provimet A-levels. Në vitin 2019, 89.8% e nxënësve u vlerësuan me A-A*. Nxënësit kanë privilegjin të marrin leksione nga një staf akademik shumë i kualifikuar, të cilët me eksperiencën e tyre shumë vjeçare, i japin një mbështetje të veçantë nxënësve në proçesin e zgjedhjes dhe aplikimit në universitet. Një nga qëllimet kryesore të shkollës është t’ju sigurojnë nxënësve një mjedis të sigurtë, ku mund të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të arrijnë rezultate maksimale. Shkolla krenohet me zhvillimin profesional të nxënësve të saj, të cilët gjithmonë pranohen në degët më të kërkuara të universiteteve më prestigjoze, duke përfshirë Oxbridge
Oxford International College
Kolegji Ndërkombëtar i Oksfordit është shkolla më e mirë për programin e përfundimit të gjimnazit. Në vitin 2019, studentët e kolegjit arritën rezultate rekord në A levels. Studentët kanë mundësinë të studiojnë në një mjedis që mbështet zhvillimin e tyre personal dhe akademik, duke shijuar edhe jetën kulturore të këtij qyteti të bukur. E vendosur shumë afër nga qendra e qytetit të Oksfordit, kolegji tërheq studentë nga e gjithë bota, të cilët përbëjnë një komunitet të larmishëm dhe të gjallë.
d’Overbroeck’s Oxford
D’overbroeck’s, një nga shkollat më të mira në Britaninë e madhe, është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Oxfordit, pranë zonës komerciale të universitetit të Oxfordit. Gjimnazi D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është i vendi i duhur për nxënës të cilët ndihen të pavarur, mjaft të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Britanisë së Madhe, si Oxford, Cambridge, Imperial College, LSE, UCL, universitetet në Edinburgh, Bath, Bristol, Newcastle, Leeds, etj.
College Saint Charles
Kolegji Saint Charles ndodhet në një mjedis të jashtëzakonshëm në kantonin Jura. Kampusi është ndertuar rreth ndërteses kryesore, ndërtesës shkollore, një kishëze të bukur dhe kompleksit sportiv Leon Burrus. Klasat me dritë natyrale dhe pamje të papenguar të natyrës përreth janë ambjenti shume i favorshem per rreth 250 nxenes te shkolles qe te përfitojnë nga mësimi me cilësi të lartë, duke u ofruar atyre mjetet që u duhen për të zhvilluar talented dhe per të përcaktuar kursin e tyre në një botë komplekse dhe kërkuese.
St Bees School
St Bees u themelua në 1583 pasi Arqipeshkvi i Canterbury, Edmund Grindal u urdhërua nga Mbretëresha Elizabeth të krijonte një shkollë të pavarur nga juridiksioni i kishës, për të edukuar fëmijë në qarqet Cumberland dhe Westmoreland. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë shekujve, por ndjekja e arsimit dhe virtytit cilësor mbetet e pandryshuar dhe sot St. Bees është një nga shkollat kryesore me konvikt në veri-perëndim të Anglisë, krenare jo vetëm për historinë dhe traditat e lavdishme të saj, por edhe për studentët e saj sot, disa prej të cilëve u diplomuan në universitetet e famshme të Pembroke Hall dhe Queens College në Kembrixh.
MPW Schools and College
MPW është themeluar në vitin 1973 dhe përfshin kolegjet në Londër, Cambridge dhe Birmingham. MPW ka provuar të jetë institucion me cilësi akademike, duke ofruar programe të ndryshme fleksibile të studimit. Çdo vit kolegjet pranojë rreth 100 studentë të huaj nga vende të ndryshme. Kolegjet administrohen sipas një modeli me parime dhe metoda të mësimdhënies të përbashkëta. Reputacioni i shkëlqyer i MPW është për shkak të qasjes individuale në përputhje me nevojat dhe qëllimet e çdo nxënësi, klasa të vogla dhe programit fleksibël me një larmi të madhe të lëndëve dhe mundësitë për kombinim e tyre. MPW zotëron tekstet e veta dhe materiale shkollore për shumicën e disiplinave dhe një numër i madh i personelit mësimor kanë doktoraturë dhe janë anëtarë të komisioneve të provimeve për lëndës përkatëse. Atmosfera e qetë sociale ndihmon për zhvillimin e krijimtarisë, disiplinës, analizimit të shkathtësive dhe aftësive të punës në ekip. Çdo vit, MPW jep një numër bursash për të ndihmuar në financimin e tarifave të studentëve të talentuar. Bursat jepen plotësisht në bazë të meritave akademike dhe përgjithësisht nxënësit i nënshtrohen një interviste për bursë dhe testohen me provimet e pranimit.
Kensington Park School
Kensington Park School (KPS) është një shkollë e re private, e vendosur në zemër të Londrës, në një nga lagjet më prestigjoze të Kensington. Shkolla kombinon sukseshëm traditën arsimore të shkollës me konvikt me aktivitetet interesante jashtëshkollore duke vizituar qëndrat kulturore dhe historike që janë në afërsi. Ndërsa KPS është e re mësuesit kanë vite përvojë në mësimdhënie në shkolla më elitare në vend, në veçanti shkolla famshme St Paul’s school. Shkolla ofron bursa akademike për nxënësit ekselentë deri në 30%. Bursat mund të jenë akademike dhe arti.
Kokomo High School
Kokomo High School (bashkuar me Haworth High School në 1984) është një shkollë katër vjeçare gjithëpërfshirëse e mesme në Kokomo, Indiana. Ajo është e vetmja shkollë e mesme në Kokomo Center Township Consolidated School Coproration. Shkolla daton nga 1874 dhe ka një histori të gjatë, krenare dhe të shquar në qytetin e Kokomo, shtetin e Indianës. KHS merr krenarinë duke i shërbyer një komuniteti të larmishëm kulturor studentor me më shumë se 2000 studentë.