World Education Fair – Tetor 2021 | Integral

World Education Fair - Tetor 2021

24.09.2021

Institucione arsimore nga e gjithë bota do të bëhen bashkë për eventin më të madh arsimor:

World Education Fair

9 Tetor 2021 – Rogner Hotel, Tiranë 11:00 – 18:00

9 Tetor 2021 – World Education Fair Virtual, online 14:00 – 18:00

10 Tetor 2021 – Hotel Grand Palace, Korcë 17:00 – 19:00

Tashmë është kthyer në traditë, që cdo vit Integral Education Programs organizon eventin më të madh rreth arsimit . Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke u dhënë mundësinë nxënësve dhe prindërve të tyre të informohen rreth studimeve jashte Shqiperise duke takuar dhe biseduar me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme të botës.

Edicioni i ri i World Education Fair – Të gjithë studentët dhe prindërit e interesuar mund të marrin pjesë në panairet që do të zhvillohen në Tiranë dhe Korcë do të kenë mundësinë të konsultohen me përfaqësues të institucioneve arsimore më të mira në botë, në Panairin më të madh rreth edukimit jashtë vendit në Shqipëri.

Panairi fizik do të zhvillohet pranë Rogner Hotel në Tiranë, më datë 9 Tetor në po të njëjtën datë do të zhvillohet edhe Panairi Virtual i Edukimit si dhe në datë 10 Tetor në Korcë pranë – “Hotel Grand Palace”. Organizimi do te kryhet nen te gjitha masat e sigurise, ndaj te gjithe personat e interesuar per te marre pjese duhet te regjistrohen paraprakisht ne faqen www.worldeducation.al.

Pjesëmarrja është falas dhe do të bëhet sipas rregullave të distancës shoqërore, prej të paktën 2 m distance midis njerëzve, me mbajtjen e detyrueshme të një maske mbrojtëse. Gjate panairit fizik do te zhvillohen prezantime dhe seminare mjaft interesante me tema te ndryshme rreth destinacioneve me te preferuara te studimeve, si te financoni studimet tuaja apo si te aplikoni per programin Work and Travel USA.

Të gjithë pjesëmarrësit në panair do të informohen rreth bursave akademike për studente ekselente në fushën e matematikës, sporteve, arteve dhe me njohuri të përgjithshme akademike te shkelqyera.

Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, Work & Travel USA, kampe verore dhe kurse të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore.

Shkolla të mesme

Pranimi në universitetet më të mira në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse zgjidhni të studioni në nje kolegjë prestigjioz jashtë vendit. Qasja dhe profesionalizmi i tyre për dekada është përmirësuar duke ruajtur traditën dhe cilësinë e mësimdhënies. Përfaqësues të shkollave të mesme prestigjioze ndërkombëtare do të jenë gjithashtu të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë.

Universitete

Karriera juaj merr një drejtim tjetër nëse studioni në universitetet elitare jashtë vendit. Diferenca nuk ndjehet vetëm në mësimdhënie por edhe në formimin personal. Ambienti ndërkombëtar dhe partneriteti që këto shkolla kanë me kompani gjigande në shtetet përkatëse dhe jo vetem, ju jep mundësi të shumta të jeni profesionistët e së ardhmes.

Kampe Verore dhe Kurse gjuhe

Fëmijët, adoleshentët dhe nxënësit do të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht, të bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, të vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe të krijojnë një eksperiencë unike. Çertifikata që do të marrin në përfundim të kampit do të jetë një dëshmi e dobishme nëse do të dëshirojnë të aplikojnë për studime jashtë vendit. Të gjitha shkollat ​​verore, partnere me Integral, janë tejet moderne, me ambiente komode, standart dhe siguri të lartë dhe me një staf të kualifikuar akademik.

Work & Travel in USA

Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit kulturor studentor në botë i cili u jep mundësinë studentëve me kohë të plotë studimi, të kalojnë pushimet verore në Amerikë. Kohëzgjatja e programit është 3 muaj e gjysëm. Gjatë këtij programi studentët lejohen të punojnë ligjërisht në punë sezonale në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Studentët mund të regjistrohen në program që në vitin e parë të studimeve dhe do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ky program do te hapet se shpejti per te gjithe studentet e interesuar per te kaluar veren 2022 ne Amerike.

MyFutureChoice – Testi i Orientimit Profesional

Testet e Orientimit të karrierës  janë zgjidhja e duhur për të gjithë studentët që ende nuk kanë vendosur për programin që duan të studiojnë.

Testet MyCareerChoices janë zhvilluar nga ekipi i Cambridge Occupational Analysts dhe aktualisht janë testet më të mira të orientimit profesional në Britaninë e Madhe. Testet bazohen në një numër të caktuar pyetjesh dhe në bazë të përgjigjeve, interesave, aftësive dhe arsimit tuaj, do të nxjerrin në pah programet dhe opsionet më të mira të studimit për ju. Rezultatet e testit ju japin disa informacione të nevojshme për të marrë vendimin e duhur për studimet e ardhshme dhe për të hedhur hapat e para drejt një karriere të suksesshme. Një avantazh shtesë i testeve është krahasimi i rezultateve me kriteret e pranimit të universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe institucionet e tjera arsimore europiane që ofrojnë arsimim në gjuhën angleze.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 9-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 100 institucione të njohura në Britaninë e Madhe ,  Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 17 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 16 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe prej 9 vitesh në Shqipëri.

Për regjistrimet e bëra në ditët e panairit mund të përfitoni bursa dhe zbritje ne secilin nga shërbimet tona.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi tërësisht FALAS .

Mjafton të regjistroheni në linkun më poshtë dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar:

Regjistrohuni tani!