World Education Fair 2020 | Integral

World Education Fair 2020

08.01.2020

40 Përfaqësues nga e gjithë bota do të bëhen bashkë për eventin më të madh arsimor:

World Education Fair

24-25 Janar 2020

Hotel Rogner

 

Tashmë është kthyer në traditë, që cdo vit Integral Programe Edukimi organizon eventin më të madh rreth arsimit . Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke u dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të takojnë dhe bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme të botës.

Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner në Tiranë, në datat 24 dhe 25 Janar, në datën 26 Janar në Shkodër “ Grand Hotel Europa “ dhe në datën 27 Janar në Fier – “Hotel Fieri”. Më shumë se 2000 vizitorë pritet që të vijnë në panair dhe të njihen me përfaqësues të mbi 40 institucioneve arsimore nga e gjithë bota. Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, Work & Travel USA, kampe verore dhe kurse të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore.

Shkolla të mesme

Pranimi në universitetet më të mira në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse përzgjidhni të studioni në nje nga kolegjet prestigjioze jashtë vendit. Qasja dhe profesionalizmi i tyre nëpër dekada është përmirësuar duke ruajtur traditën dhe cilësinë e mësimdhënies. Institucionet pjesmarrëse janë:

Abbey College in Malvern, Abbey DLD Group, ACS Cobham International School, CATS Colleges, Chelsea Independent College, Collège Lycée Saint Charles, Kensington Park School, Keystone International High School, Kokomo High School, Leysin American School, MPW Schools and College, Institut Montana Zugerberg, NOBEL International School Algarve, Queen Ethelburga’s College, Schule Schloss Salem, St. Michael’s School, Taunton School International, Amadeus International School Vienna, BBIS Berlin Brandenburg International School GmbH, Brillantmont International School, Bromsgrove School, Cardiff Sixth form College

Universitete

Karriera juaj merr një drejtim tjetër nëse studioni në universitetet elitare. Diferenca nuk ndjehet vetëm në mësimdhënie por edhe në formimin personal.  Ambjenti ndërkombëtar dhe partneriteti që këto shkolla kanë me kompani gjigande në shtetet përkatëse dhe jo vetem, ju jep mundësi të shumta të jeni profesionistët e së ardhmes. Institucionet pjesmarrëse janë:

Ca Foscari University of Venice, EU Business School, POLIS University, INTO University Partnerships, MODUL University Vienna, Riga Technical University, RIT Croatia, Rotterdam Business School, The American College of Thessaloniki, The Hague University of Applied Sciences, The University of Northampton, Tilburg University, Universita Cattolica del Sacro Cuore, University of East London, University of Greenwich, University of Westminster.

Kampe Verore dhe Kurse gjuhe

Fëmijët, adoleshentët dhe nxënësit do të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht, të bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, të vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe të krijojnë një eksperiencë unike. Çertifikata që do të marrin në përfundim të kampit do të jetë një dëshmi e dobishme nëse do të dëshirojnë të aplikojnë për studime jashtë vendit. Të gjitha shkollat ​​verore, partnere me Integral, janë tejet moderne, me ambiente komode, standart dhe siguri të lartë, me një staf të kualifikuar akademik. Institucionet pjesmarrëse janë:

Academic summer, ALPADIA Language Schools dhe shumë nga shkollat e mesme që do të jenë në event ofrojnë programet e gjuhëve dhe kampeve verore.

Qendra e kurseve të gjuhëve të huaja – BRITANIKA

Gjuhët e huaja mësohen ndryshe me ne! Metodologjia CLIL dhe stafi i mësuesve profesionistë e bejnë më të lehtë mësimin e një gjuhe të huaj. Jo vetëm gjuhët e huaja, por edhe përgatitja për provimet ndërkombëtare është një ndër shërbimet me të cilat krenohemi. Rezultatet e studentëve tanë e dëshmojnë më së miri këtë gjë.

Work & Travel in USA

Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit kulturor studentor në botë I cili u jep mundësinë studentëve me kohë të plotë studimi, të kalojnë pushimet verore në Amerikë. Kohëzgjatja e programit është 3 muaj e gjysëm. Gjatë këtij programi studentët lejohen të punojnë ligjërisht në punë sezonale në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Studentët mund të regjistrohen në program që në vitin e parë të studimeve dhe do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara.

MyFutureChoice – Testi i Orientimit Profesional

Testet e Orientimit të karrierës  janë zgjidhja e duhur për të gjithë studentët që ende nuk kanë vendosur për programin që duan të studiojnë.

Testet MyCareerChoices dhe MyUniChoices janë zhvilluar nga ekipi I Cambridge Occupational Analysts dhe aktualisht janë testet më të mira të orientimit profesional në Britaninë e Madhe. Testet bazohen në një numër të caktuar pyetjesh dhe në bazë të përgjigjeve, interesave, aftësive dhe arsimit tuaj, do të nxjerrin në pah programet dhe opsionet më të mira të studimit për ju. Rezultatet e testit ju japin disa informacione të nevojshme për të marrë vendimin e duhur për studimet e ardhshme dhe për të hedhur hapat e para drejt një karriere të suksesshme. Një avantazh shtesë i testeve është krahasimi i rezultateve me kriteret e pranimit të universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe institucionet e tjera arsimore europiane që ofrojnë arsimim në gjuhën angleze.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 9-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 100 institucione të njohura në Britaninë e Madhe ,  Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 16 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 16 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe, prej 9 vitesh, në Shqipëri.

Për regjistrimet e bëra në ditët e panairit mund të përfitoni bursa dhe zbritje ne secilin nga shërbimet tona.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi tërësisht FALAS . Mjafton të Regjistroheni KETU   dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar.

Ne do të jemi në:

24 Janar , 11:00-18:00 , Hotel Rogner – Tiranë
25 Janar , 11:00 -16:00, Hotel Rogner – Tiranë
26 Janar, 17:00-20:00 , Grand Hotel Europa – Shkodër
27 Janar, 16:00- 19:00, Hotel Fieri – Fier