Integral Educational Programs, organizoi në datat 3-4 Mars në Hotel Rogner, Tiranë dhe 6 Mars në Grand Hotel Palace, Korçë, Panairin e Edukimit Jashtë Shqipërisë 2017, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 50 institucioneve arsimore nga mbarë bota, të cilët ofruan mjaft mundësi studimi në universitetet, shkollat e mesme dhe kampet verore jashtë vendit.
Gjatë këtij panairi ju dha përgjigje të gjitha pyetjeve në lidhje me arsimimin, karrierën dhe të ardhmen e personave të interesuar. Nxënësit që synonin të vazhdonin studimet jashtë Shqipërise morrën informacione të detajuara rreth programeve të reja që ofrohen, bursave si dhe patën mundësi të bisedonin me perfaqësues të institucioneve arsimore nga mbarë bota.