PËRJETONI ËNDRRËN AMERIKANE ME INTEGRAL


REGJISTROHUNI KËTU

Input your text in this area

Ndjeni ritmin e New-York-ut, udhetoni rreth bregut lindor, pushtoni Alasken, shijoni aromen e perendimit, provoni fatin tuaj ne Las Vegas ose thjesht jetoni #AmericanDream

RRETH PROGRAMIT

Programi Work & Travel USA u jep mundësinë studentëve nga e gjithë bota të punojnë dhe të jetojnë në Amerikë gjatë pushimeve verore. Programi është hartuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961. Që atëherë, ky program është njohur si mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të provuar dhe realizuar endrrën amerikane si dhe per të punuar legalisht në SH.B.A. Pse?  

Sipas vizës J-1, programi siguron në mënyrë unike një leje pune që lejon studentët të jenë me shumë sesa thjesht turistë të zakonshëm në vend. Studentët me kete program punojnë, udhëtojnë, eksplorojnë, fitojnë përvoja të reja, bejne miq të rinj dhe përjetojnë aventura fantastike! 

Gjate programit, është e mundur të fitoni para të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet paraprake për largimin tuaj drejt SH.B.A.,ndërsa pjesa tjetër e fitimeve mund te shfrytezohet për udhëtime, aventura, shopping ose diçka tjetër.  

 

Cmimi I programit I percaktuar nga sponsori:

- 1390 USD (e vlefshme për aplikime deri më 30 Nëntor)

** Regjistrohuni deri më 30 Nëntor dhe përfitoni nga punët më të mira dhe çmimet e shkëlqyera! Deri ne kete date zihen 40% e pozicioneve te punes te ofruara nga sponsori.  

Tarifat dhe shpenzimet shtesë:

- SEVIS - 35 USD (I paguhet shtetit Amerikan per Student and Exchange Visitor Information System)

- Tarifa e aplikimit për vizë - 160 USD (paguhet për Ambasadën Amerikane)

-Bileta e fluturimit (në varësi të destinacionit përfundimtar)

- Para xhepi - Shteti Amerikan rekomandon 1000 USD

Përse duhet të zgjidhni WORK & TRAVEL?

Para se të filloni paketimin, duhet të plotësoni hapat më poshtë. Me të gjitha hapat e procesit të aplikimit ne jemi me ju.

Si ta filloni ëndrrën tuaj Amerikane?

// Caktoni një takim me nje nga konsulentet tona. // Per te aplikuar paraqituni prane zyres tone me pasaporten tuaj dhe me vertetimin e studentit.  

Hapat e aplikimit

HAPI I PARE

Aplikoni per programin

HAPI I DYTE

Zgjidhni punedhenesin

HAPI I TRETE

Intervista me punedhenesin

HAPI I KATERT 

Aplikimi per vize

HAPI I PESTE 

Rezervoni fluturimin tuaj

HIDHNI HAPIN E PARE PER ENDRREN TUAJ AMERIKANE! 

PËRSE DUHET TË NA ZGJIDHNI NE?

Përjetoni ëndrrën tuaj amerikane me Integral

➲ 24/7 Suport dhe Asistencë

Jemi pranë jush në cdo moment dhe cdo hap të procedures. 24 orë , 7 ditë të javës.


➲ Seanca Këshilluese

Orientim, trajnim dhe asistencë për jetesën dhe adaptimin me kulturën amerikane.


➲ Aplikim i shpejtë

Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë. Konsulencë paraprake përpara aplikmit. 


➲ Mundësi Punësimi

Mundësi të shumta për të zgjedhur punën që ju përshtatet dhe vendin që ju dëshironi të shkoni.


➲ Trajnim Profesional 

Nëse nuk jeni të sigurt në punën që do të bëni, mos u shqetësoni! Ju do të trajnoheni nga specialistët amerikanë.


➲ Siguri dhe kofidencialitet

Ne ju vlerësojmë ju dhe të dhënat tuaja. Ju garantojmë siguri të plotë për cdo të dhënë që do të na besoni.


➲ Siguracion Premium

Ju jeni gjithnjë të parët për ne! Brënda paketës sonë është i përfshirë edhe siguracioni i plotë premium 


➲ Rimbursim në shërbim

Nëse rast refuzimi vize, ne ju rimbursojmë tarifat e paguara sikundër është rënë dakort më parë nga të dyja palët.


          REGJISTROHUNI KËTU        

✯ Programi Work and Travel ju ofron  

✯ Çfarë mund të punoj gjatë këtij programi?

➽ JOB PLACEMENT - ky opsion e bën më të lehtë për ju pjesmarrjen në këtë program dhe gjetjen e punëdhënësit. Me një nga agjensitë sponsorizuese ne ju lidhim me punëdhenësit të cilët kërkojnë punëmarrës J-1. 

Me një qasje të personalizuar, përpiqemi t'i ofrojmë secilit student një punëdhënës i cili do t'i plotësojë të gjitha kriteret e tij, qofshin pozicioni i punës, një mbikëqyrës, një rajon apo një shtet federal etj.  

Si pjesëmarrës në këtë program, ju mund të punoni në një ose më shumë pune sezonale , me student të tjerë ndërkombëtarë ose Amerikan. Punët zokonisht ndodhen në vënde të vogla turistike.

Veçantia e këtij programi është se ju ofron të drejta të barabarta me punëmarrësit amerikan, që do të thotë që do të paguheni në menyrë të drejtë dhe janë të punësuar ligjërisht nga çdo punëdhënës i cili punëson studentë J-1 në punë sezonale.  

✉ : xhensila@integral.al

☎ : +355 69 40 40 401