Call us
00355 422 52 065

WORK AND TRAVEL

JETO ËNDRRËN AMERIKANE ME INTEGRAL

Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit të studentëve në botë, i cili ju jep mundësinë të kaloni pushimet e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi administrohet nga organizata sponsorizuese me të cilat Integral ka partneritet prej shume vitesh. Këto organizata janë të autorizuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të ofruar dhe administruar programin Work and Travel.
Partneret tane do t’ju ndihmojne pergjate gjithe programit, perfshire:

☉ Asistencë për të gjetur një punëdhënës Amerikan dhe organizimin e një interviste me të.
☉ Dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për ju që të merrni vizën
☉ Kontratë sigurimi shëndetësor
☉ Vënia në dispozicion i një numri falas 24/7, për cdo emergjence gjatë gjithë kohës së qëndrimit tuaj në SHBA

Rregullorja e programit Work and Travel:

▶ Cilat janë kushtet që duhet të plotësoni për të marrë pjesë në këtë program?
Në këtë program mund të marrin pjesë të gjithë studentët të cilët:
– Janë midis moshës 18 dhe 29 vjec
– Janë student aktual në një institucion arsimor të lartë shtetëror ose privat
– Kanë nivel mesatar të gjuhes angleze
– Kanë deshirën për të punuar të paktën dy muaj e gjysëm
– Kane dëshirën për të mësuar dhe për tu pëballur me sfida të reja.
▶ Pjesëmarrësit në këtë program kanë të drejtë të punojnë deri në tre muaj e gjysëm në periudhën midis datës 1 Korrik dhe 15 Tetor.
▶ Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të përdorin për 30 ditë të ashtuquajturën grace period pas përfundimit të kontatës së punës, por duhet të kthehen jo më vonë se data 15 Tetor në Shqipëri në mënyrë që të fillojnë vitin e ri akademik në kohën e duhur.
▶ Periudha e saktë e programit përcaktohet në kontratën midis punëmarrësit dhe punëdhënësit amerikan.
▶ Pas përfundimit të programit, duhet të ktheheni në Shqipëri, por nuk ka kufizime se sa herë mund të merrni pjesë në program, për sa kohë që jeni student.
▶ Para intervistës për vizë, është e domosdoshme që studentët të kenë një ofertë pune nga një punëdhënës amerikan që plotëson të gjitha kërkesat e programit dhe është miratuar nga Agjencia e Sponsorizimit të SHBA.
▶ Cfare dokumentash ju duhen per te aplikuar per programin Work and Travel?
– Lista e notave
– Vertim qe jeni student ne nje nga institucionet arsimore
– Kopje e pasaportes
▶ Çfarë mund të punoj gjatë këtij programi?
Si pjesëmarrës në këtë program, ju mund të punoni në një ose më shumë pune sezonale , me student të tjerë ndërkombëtarë ose Amerikan.
Punët zokonisht ndodhen në vënde të vogla turistike.
Veçantia e këtij programi është se ju ofron të drejta të barabarta me punëmarrësit amerikan, që do të thotë që do të paguheni në menyrë të drejtë dhe janë të punësuar ligjërisht nga çdo punëdhënës i cili punëson studentë J-1 në punë sezonale.

Paketa e programit:

☉ Intervistimi ose verifikimi i një punëdhënësi amerikan (varet nga opsioni i zgjedhur)
☉ Ndihmojmë në përgatitjen e intervistës
☉ Ofrimi dhe sigurimi I vendit të punës
☉ Sigurimi i lejes së qëndrimit për punë
☉ Siguracioni shëndetsor
☉ Kontrollin e dokumentave
☉ Regjistrimi i SEVIS
☉ Ndihmojmë në rezervimin dhe përgatitjen e intervistës për vizë