WORK & TRAVEL USA 2021 - TASTE AMERICA, IT'S CLOSER THAN YOU THINK
WORK AND TRAVEL USA
Programi Work & Travel USA u jep mundësinë studentëve nga e gjithë bota të punojnë dhe të jetojnë në Amerikë gjatë pushimeve verore. Programi Work & Travel është hartuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961. Që atëherë, ky program është njohur si mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të provuar dhe realizuar endrrën amerikane si dhe per të punuar legalisht në SH.B.A. Pse?
Sipas vizës J-1, programi Work & Travel siguron në mënyrë unike një leje pune që lejon studentët të jenë me shumë sesa thjesht turistë të zakonshëm në vend. Studentët në këtë program punojnë, udhëtojnë, eksplorojnë, fitojnë përvoja të reja, krijojnë miq të rinj dhe përjetojnë aventura fantastike!
Gjatë programit Work & Travel USA, është e mundur të fitoni para të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet paraprake për largimin tuaj drejt SH.B.A.,ndërsa pjesa tjetër e fitimeve mund te shfrytëzohet për udhëtime, aventura, shopping ose diçka tjetër.
Cmimi i programit Work & Travel i përcaktuar nga sponsori:
- 1490 USD
Tarifat dhe shpenzimet shtesë:
-SEVIS - 35 USD (i paguhet shtetit Amerikanë për Student and Exchange Visitor Information System)
-Tarifa e aplikimit për vizë - 160 USD (paguhet për Ambasadën Amerikane)
-Bileta e fluturimit (në varësi të destinacionit përfundimtar)
-Para xhepi - Shteti Amerikan rekomandon 1000 USD
✔ Kaloni verën në Shtetet e Bashkuara
✔ Fitoni rreth 4000-6000 USD
✔ Bëni miq të rinj nga gjithë bota
✔ Vizitoni vendet që keni ëndërruar gjithmonë
✔ Përfitoni eksperiencë pune
✔ Eksperiencë e vlefshme për CV-n tuaj
✔ Praktikoni anglishten
✔ Provoni stilin e jetëses Amerikane
Periudha maksimale në të cilën mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara është 4 muaj e gjysëm
Si ta filloni ëndrrën tuaj Amerikane?
HAPI I PARË
Aplikoni për programin
HAPI I DYTË
Zgjidhni punëdhënësin
HAPI I TRETË
Intervista me punëdhënësin
HAPI I KATËRT
Aplikimi për vizë
HAPI I PESTË
Rezervoni fluturimin tuaj
HIDHNI HAPIN E PARE PER ENDRREN TUAJ AMERIKANE ME WORK & TRAVEL USA !
Jemi pranë jush në cdo moment dhe cdo hap të procedures. 24 orë , 7 ditë të javës.
Orientim, trajnim dhe asistencë për jetesën dhe adaptimin me kulturën amerikane.
Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë. Konsulencë paraprake përpara aplikmit.
Mundësi të shumta për të zgjedhur punën që ju përshtatet dhe vendin që ju dëshironi të shkoni.
Nëse nuk jeni të sigurt në punën që do të bëni, mos u shqetësoni! Ju do të trajnoheni nga specialistët amerikanë.
Ne ju vlerësojmë ju dhe të dhënat tuaja. Ju garantojmë siguri të plotë për cdo të dhënë që do të na besoni.
Ju jeni gjithnjë të parët për ne! Brënda paketës sonë është i përfshirë edhe siguracioni i plotë premium
Nëse rast refuzimi vize, ne ju rimbursojmë tarifat e paguara sikundër është rënë dakort më parë nga të dyja palët.
➽ JOB PLACEMENT - ky opsion e bën më të lehtë për ju pjesmarrjen në këtë program dhe gjetjen e punëdhënësit. Me një nga agjensitë sponsorizuese ne ju lidhim me punëdhenësit të cilët kërkojnë punëmarrës J-1.
Me një qasje të personalizuar, përpiqemi t'i ofrojmë secilit student një punëdhënës i cili do t'i plotësojë të gjitha kriteret e tij, qofshin pozicioni i punës, një mbikëqyrës, një rajon apo një shtet federal etj.
Si pjesëmarrës në këtë program, ju mund të punoni në një ose më shumë pune sezonale , me student të tjerë ndërkombëtarë ose Amerikan. Punët zokonisht ndodhen në vënde të vogla turistike.
Veçantia e këtij programi është se ju ofron të drejta të barabarta me punëmarrësit amerikan, që do të thotë që do të paguheni në menyrë të drejtë dhe janë të punësuar ligjërisht nga çdo punëdhënës i cili punëson studentë J-1 në punë sezonale.
© 2020 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA
✉ : xhensila@integral.al
☎ / Whatsapp: +355 69 40 40 901
Skype: Xheni IntegralAlb