Work and Study 2014 | Integral

Work and Study 2014

10.08.2017

Në datat 3 – 4 – 5 Tetor 2014 për të pestën herë rradhasi në ambjentet e MUZEUT HISTORIK KOMBETAR do të zhvillohet panairi “Work & Study 2014”, Edicioni V.
Qëllimi i “Work & Study 2014” është të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit.

 

Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë dhe një proçes i vazhdueshëm, i cili duhet të ndihmojë të rinjtë, por edhe cdo individ në cdo moshë dhe kohë të organizojë dijet dhe t’i përdorë ato në mënyrë efikase për të njohur botën e punës dhe për të zënë me sukses vendin e tij në shoqëri.

INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS me synimin për të ardhur më pranë studentëve për vendim marrjen e studimeve të tyre dhe si kompani pjesmarrëse në këtë panair ju fton të na vizitoni në këtë eveniment. Besojani të ardhmen tuaj konsulentit edukativ me një eksperiencë mbi 20 vjeçare dhe degë në vende të ndryshme të Europes.

Ju mirëpresim në datat 3 -4 dhe 5 Tetor!