Call us
00355 422 52 065

"IB School of the year 2019” vjen në Tiranë

06.08.2019

Për të mësuar më shumë rreth kolegjit, programeve dhe mundësive, “IB School of the year 2019“ dhe INTEGRAL ju ftojnë në Xheko Imperial Hotel . 12 Shtator ora 18:30.

Rreth shkolles : Westbourne School Wales themeluar në 1896 ka një reputacion përsosmërie akademike të krijuar për mbi 120 vjet. Mbajtës të një rekordi të jashtëzakonshëm të suksesit akademik, kanë një reputacion të lartë në nivel lokal, kombëtar dhe global për cilësi mësimdhënie dhe staf të kualifikuar.

Westbourne School Wales ndodhet në komunitetin bregdetar të sigurt, të bukur dhe të pasur në Penarth, afër Cardiff, të cilin Sunday Times e rendit si një nga “10 vendet më të mira për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Shkolla ofron programin e International Baccalaureate (IB) Diploma për studentët e Sixth Form që nga viti 2008. Gjatë dy viteve, studentët e IB-së zhvillojne njohuritë e tyre e më pas pranohen në universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër botë.

Westbourne është një shkollë e vogël me 200 studentë dhe ka një raport të shkëlqyer student-mësues prej 8:1. Kjo bën që të gjithë studentët të marrin vëmendje të personalizuar nga mësuesit ku 50% e të cilëve kanë doktoratë, MSc ose MA dhe 50% e tyre kanë dhënë mësim ndërkombëtar.

Duke qënë një shkollë lider e pavarur, Westbourne është vlerësuar si ‘e shkëlqyeshme’ në të gjitha 5 kategoritë e inspektimit nga Estyn, Inspektorati Kombëtar. Westbourne ka qenë e para në renditjen e shkollave për pesë vitet e fundit me një mori vlerësimesh kombëtare. Përfshirë Vendi 1 në Mbretërinë e Bashkuar (për shkollat e vogla), Vendi 1 në Uells, Vendi 1 IB Sixth Form, Vendi 3 në renditjen e përgjithshme dhe Shkolla IB e Vitit 2019.

Arritjet e nxënësve : Në 2018, gjysma e të diplomuarve të Westbourne në IB moren të paktën 38 pikë (piket minimale për hyrjen në Universitetin e Oksfordit), që ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Ky sukses reflektohet në nivelin e vazhdueshëm të arritjeve te studenteve në GCSE, ku gjatë pesë viteve të fundit ato kanë marrë mbi 55% nota A+ dhe A.

Një e treta e të diplomuarve kanë hyrë në kategorinë elitare prej 41+ pikësh, duke u vendosur në 2% e me te mireve në botë për rezultate.

Akomodimi : Westbourne School ofron akomodimin në konvikt për studentet internacional nga mbi 15 vende të ndryshme. Në mënyrë thelbësore, asnjë kombësi nuk mbizotëron dhe kultura e konviktit është kulture e forte britanike. Dhoma gjumi të ndritshme, të pajisura mirë, internet të shpejtë, një kuzhinë e re, dhomë ngrënie, dhomë të përbashkët dhe banjot, konvikti është modern dhe i bollshme. Studentet internacional gjithmonë kanë ndihmë të vazhdueshme për studimet e tyre. Konvikti ka periudha të studimit fikse të mbikëqyrura çdo ditë dhe kujdestaret janë gjithmonë në gatishmëri për të ofruar mbështetje individuale.

Kujdestaret janë të përkushtuar të kujdesen për sigurinë dhe mirqënien e studenteve. Të gjitha ushqimet janë të përfshira, me një shumëllojshmëri të gjerë të kuzhinave, të plotësuara nga një sërë ushqimesh të shëndetshme ndërmjet vakteve.

Për studentët që preferojnë një mjedis më të vogël, mjedis shtëpie, shkolla ofron mundesine e qëndrimit në familje pritëse britanike.

➤➤ Për të mësuar më shumë rreth kolegjit, programeve dhe mundësive, “IB School of the year 2019“ dhe INTEGRAL ju ftojnë në Xheko Imperial Hotel . 12 Shtator ora 18:30. 

Rezervoni vëndin tuaj Këtu!

Regjistrohuni ose na kontaktoni ☎ 📞+355 422 52 065. Ju presim!