Webinar informues nga The Hague University of Applied Sciences! | Integral

Webinar informues nga The Hague University of Applied Sciences!

30.04.2020

Studio në një nga universitetet më të mira në Holland!

The Hague University of Applied Sciences zhvillon një sesion informues për të gjithë studentët të cilët janë të interesuar në programet bachelor dhe master.

Më datë 13 maj, ora 13:00 zhvillohet webinari në të cilin do të keni mundësinë të bisedoni me përfaqësuesin e këtij universiteti mbi programet studimore, kushtet e aplikimit, bursat etj.

The Hague University of Applied Sciences është një universitet i shkencave të aplikuara me filozofine e kombinimit të teorisë dhe praktikës. Mësimdhënia zhvillohet në grupe të vogla, në menyrë që studentëve ti jepet kujdes individual nga ana e profesorëve. Programet e studimit japin mundësinë për të bërë një transferim të një semestri në një universitet partner në një shtet tjetër. Pjesa praktike e secilit program nënkupton që studentët të kalojnë një periudhë të caktuar gjatë studimeve të tyre në kompani që zhvillojnë aktivitete reale.

Kampusi kryesor i The Hague University of Applied Sciences është i vendosur në qytetin e Hagës. Haga është qyteti  ndërkombëtar i paqes dhe drejtësisë – zemra politike dhe kulturore e Hollandës. Është shtëpia e Pallatit të Paqes, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Binnenhof (parlament), 115 ambasada, kompanive ndërkombëtare si Shell, Siemens dhe ING dhe shumë NGO ndërkombëtare. Universiteti ka kampuse edhe në Zoetermeer dhe Delft.

The Hague University of Applied Sciences

Përse duhet të zgjidhni The Hague University of Applied Sciences?

  • The Hague University ka rreth 26 000 studentë të cilet vijnë nga më shumë se 146 studente, 13 % prej të cilëve janë student ndërkombëtarë.
  • Ky universitet është një nga universitetet e shkencave të aplikuara me diversitetin më të madh të kombësive të ndryshme.
  • Universiteti ofron 15 programe studimi të cilat janë të zhvilluara në Anglisht dhë variojnë në degët e inxhinieris, ligjit, shkencave sociale dhe biznesit .
  • The Hague University ofron 11 programe Bachelor dhe 4 programe Master të zhvilluara në Anglisht. Programet ndërkombëtare Bachelor dhe Master janë vazhdimisht të përditësuara për të reflektuar zhvillimet dhe ndryshimet në biznes dhe industri. Ato janë të akredituata NVAO (The Accreditation Organisation of the Netherlands and Flanders).

Mos e humbisni mundësinë të konsultoheni me përfaqësuesin e The Hague University of Applied Sciences!

Regjistrohu në Webinar tani!

☎️: +355 69 40 40 901

📧: ortensa@integral.al