"WAT"? | Integral

“WAT”?

21.02.2020

Programi Work and Travel USA është një program shkëmbimi kulturor që u jep mundësinë studentëve nga e gjithë bota të njihen me kulturën amerikane, mënyrën e jetesës dhe punës; duke u mundësuar atyre që të takohen dhe të shoqërohen me studentë amerikanë, si dhe me studentë nga e gjithë bota duke u dhene mundësine e artë për të përjetuar endrrën amerikane. Programi është hartuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961.

Integral Group e ofron këtë mundësi tashmë prej më shumë se 20 vitesh dhe në Shqiperi është viti i dytë qe u ofrohet të gjithë studentëve të udhëtojnë dhe punojnë ne SHBA,në bazë të kritereve të këtij programi.Ky program njihet si mënyra më e re dhe më e sigurt për të realizuar endrrën amerikane si dhe për të punuar legalisht ne SH.B.A.Sipas vizës J-1, programi siguron në mënyrë unike një leje pune që lejon studentët të jenë me shumë sesa thjesht turistë të zakonshëm në vend. Studentët me kete program punojnë, udhëtojnë, eksplorojnë, fitojnë përvoja të reja,pavaresi, bejne miq të rinj dhe përjetojnë aventura fantastike per 3 muaj e gjysëm!

Ky program do të thotë sfidë, sepse ju transferon në një mjedis krejtësisht të ri dhe ju keni mundësinë për të jetuar dhe punuar së bashku me shtetas amerikanë dhe te huaj. Kështu eksperimentoni në mënyrë autentike dallimet dhe ngjashmëritë midis kulturës suaj dhe kolegeve tuaj. Eshtë një përvojë e vërtetë amerikane, e cila, në të njëjtën kohë ju ndihmon të mbuloni shpenzimet tuaja. Do të jeni më shumë sesa një turist i thjeshtë!

 

Përvoja jonë do t’ju ndihmojë të përgatiteni për të qenë pjesë e këtij programi dhe më poshte do të gjeni disa nga avantazhet e të aplikuarit me Integral Albania:

  1. Angazhimi – gjithçka që duhet të paguani është në faqen tonë të internetit; JO tarifa të fshehura
  2. Siguria – ne punojmë me 2 sponsorët kryesorë të programit Work and Travel USA
  3. Përvojë – 25 vjet përvojë në 7 shtete
  4. Diversiteti – të dy sponsorët ofrojnë mbi 1400 vende pune
  5. NUK paguani asnje tarife aplikimi
  1. Punet -Ne ofrojmë qindra punë të paguara mirë (7,50 – 15 $) pothuajse kudo në Shtetet e Bashkuara.
  2. Integral dhe Sponsori i SH.B.A. ju ofron ndihmë gjatë gjithë programit.
  3. Integral do t’ju ndihmojë të rikuperoni taksat pasi të ktheheni nga Shtetet e Bashkuara.

Ju fitoni besim, pavarësi, pjekuri, komunikim dhe aftësi të vlefshme, të cilat do të zgjerojnë horizontet tuaja dhe do të ndihmojnë në karrierën tuaj të ardhshme.