Vizitoni dy nga universitetet më të njohura në Greqi me INTEGRAL.
INTEGRAL ALBANIA ju fton të bëheni pjesë e udhëtimit që do të zhvillohet në qytetin e bukur të Selanikut, në datat 20-21 Prill. Studentët do të vizitojnë kampuset e dy universiteteve më të mira në Greqi: American College of Thesaloniki (ACT) dhe Metropolitan College (AMC).
Nëse jeni duke kërkuar një diplomë ndërkombëtare dhe dëshironi të jeni pjesë e një programi studimi tërësisht amerikan, ACT e ofron këtë mundësi. ACT është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NEASC (Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve në New England) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Universiteti ka programe studimi sfiduese dhe me cilësi të lartë, me sistemin e një Universiteti të vërtetë Amerikan. Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 4 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi, Marëdhënie Ndërkombëtare, dhe Anglisht.
Metropolitan College është kolegji më i madh në Greqi, i akredituar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka partneritet me universitetet shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar. Ai ofron programe Bachelor, Master dhe MBA në 4 kampuse rreth Greqisë. Univesiteti ka programe akademike që kultivojnë njohuritë shkencore dhe u përgjigjen kërkesave aktuale të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar të punës, në bashkëpunim me universitete te njohura ne Britaninë e Madhe. Ai është institucioni arsimor i parë privat i spacializuar në fushën e ndërtimit dhe shkencave mjedisore, si edhe ndër të vetmit institucione që ofron programin e Arkitekturës, tërësisht në gjuhën angleze.
Paketa e udhëtimit përfshin:
– Transportin vajtje-ardhje
– Akomodimin për një natë me mëngjes dhe darkë
– Vizitë turistike në qytetin Selanikut në vendet kryesore me interes për studentët.
Afati i fundit për t’u regjistruar është data 16 Prill. Paketa kushton 60 euro. Vendet janë të limituara!
Për më shumë informacion , si edhe për regjistrime ju lutem kontaktoni:
Cel: +355 69 40 40 401 / +355 69 40 40 901
E-mail: arben@integral.al / ortensa@integral.al
Ju mirëpresim!