Study in Sweden

"Studio në Suedi" - Virtual Day, 14 janar 2021

Përse duhet të zgjidhni Suedinë si destinacionin për studimet tuaja!

Regjistrohuni në event tani !

Progami:

  • 14:00 - 14:30 - "Studio në Suedi - Arsyet përse duhet të zgjidhni Suedinë si destinacionin për studimet tuaja Bachelor" - Webinar, Q&A
  • 14:30 - 15:00 - "Studio në Jönköping University - "Bachelor në Industrial Engineering, International Management and Business, New Nedia Design, Prosthetics and Orthotics"- Webinar, Q&A
  • 15:00 - 16:00 - "Programe Master në Suedi, University West" - Programe master, bursa, mundësi punësimi "- Webinar, Q&A
  • 14:00 - 17:00 - Takime dhe bidesa me përfaqësuesit e University West, Sweden dhe konsulentët tanë arsimorë

Dëshironi të studioni në Suedi ? Keni mbaruar bachelor-in dhe nuk keni zgjedhur akoma universitetin ku do të vazhdoni studimet master ? 

University West Sweden është themeluar në vitin 1990 dhe gjendet në qytetin Trollhättan qe është i rrethuar nga një natyre e bukur vetëm 35 minuta larg Gothenburg. Në këtë qytet ndodhen disa nga kompanitë më të mira teknologjike aq sa 90 % e aeroplaneve në botë përmbajnë pjesë të prodhuara në Trollhättan.  

University West në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë po krijon dhe shpërndan njohuri, aftësi, ekspertizë dhe mësim. Është pikërisht ky bashkëveprim midis universitetit dhe komunitetit të biznesit që krijon njohuri më të mira dhe gjen zgjidhje për problemet dhe zhvillimet që i përgjigjen nevojave të së ardhmes. University West është vendi ku kërkimi shkencor, biznesi dhe edukimi bëhen bashkë.


Apliko deri më 1 Shkurt! Përfito 3000 Euro Bursë!

Programet master në University West Sweden

  • Finance 
  • International Business
  • IT & Management
  • Work Integrated Political Studies
  • Manufacturing Engineering
  • Robotics and Automation
  • Child and Youth Studies.

Informacion i përgjithshëm

  • Numri i studentëve: 15.000
  • Kohëzgjatja e studimeve: Programet master, 1-2 vjet
  • Tarifa e shkollimit: 10,600 EU - 12,100 EU
  • Ofrohen bursa deri në 25%
  • Kampusi: Trollhättan

Përse University West, Sweden ?

Sweden
  • Mësim praktik i integruar ( Work Integrated Learning ) 
  • Programe master në Anglisht 
  • Kampus inovativ me infrastrukturën më të fundit teknologjike
  • Bursë deri në 3,000 euro


Përse Suedinë – Mos zgjidh thjesht një vend , zgjidh të ardhmen!

Arsyet pse duhet të zgjidhni Suedinë si një destinacion per te vazhduar studimet janë të shumta, por ne po ju rendisim pesë arsyet kryesore 

1. Kreativiteti është thelbësor 

Kjo pavarësi e mendjes dhe fakti që të gjithë mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet janë dy nga arsyet pse Suedia renditet në mesin e kombeve më inovative në botë. Një tjetër është se investimet në kërkime janë ndër më të lartat në botë në raport me GDP-në.  

2. Cilësia e arsimit 

Suedia ka një histori të gjatë dhe krenare të përsosmërisë akademike dhe përkundër popullsisë së saj relativisht të vogël, ajo është shtëpia e disa prej universiteteve më të mira në botë.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë suedez renditet si një nga më të mirët në botë, dhe disa universitete suedeze janë renditur nga Times High Education dhe Renditja Akademike e Universiteteve Botërore si ndër më të mirët në botë.  

3. Ndërgjegjësimi mjedisor është në fokus

Çështjet mjedisore janë prioritet i lartë, dhe Suedia është cilësuar vendi më i qëndrueshëm në botë për përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Suedia është duke synuar prodhimin 100 përqind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2040.

Suedia është e pastër , e sigurt dhe standardi i jetesës është i lartë.

4. Do të mësoni aftësi për një karrierë globale 

Cila është gjëja më e rëndësishme që ju nevojitet për sukses në karrierën tuaj? 

Sipas një studimi global të CEO-ve, është krijimtaria. Studimet në Suedi do t’ju nxisin kreativitetin, së bashku me aftësi të tjera shumë të kërkuara në treg, si përshëmbull mënyra për të kombinuar teorinë dhe praktikën, dhe si të menaxhoni situatat komplekse, kur nuk ka zgjidhje të lehtë.

Shumë programe të diplomave në Suedi përfshijnë praktikën, të cilat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë përvojë në botën reale ndërsa ndërtoni rrjetin tuaj profesional.

Nëse jeni të interesuar të hulumtoni, bërja e një masteri në Suedi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur kontaktet që ju duhet të vazhdoni dhe të bëni një doktoratë.

5. Ambjent i përshtatshëm për studentët ndërkombëtare  

Të gjithë flasin anglisht - Suedia renditet rregullisht si një nga vendet më të mira në botë për folësit jo-vendas të anglishtes. Kjo do të thotë që nuk është e nevojshme të flisni ndonjë Suedisht për të studiuar këtu.

Transporti publik është i përhapur. Rrjeti i gjerë i autobusëve, trenave, metrosë, tramvajeve, varkave, aeroplanëve dhe më shumë mund të ju çojë kudo që dëshironi të shkoni, pa makina.

Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Suedi. Megjithëse studimet tuaja janë përparësia juaj numër një, nuk ka asnjë kufi ligjor në sasinë e orëve që studentët ndërkombëtarë mund të punojnë gjatë studimeve të tyre. Pas mbarimit të studimeve, mund të aplikoni për të zgjatur lejen tuaj të qëndrimit për të kërkuar punë deri në gjashtë muaj.

360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.


Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike



Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet Suedeze
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet Suedeze dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral

✉:xhensila@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 401

✉ : leidia@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 415

✉ : anka@integral.al  

☎ : +355 69 80 40 601

Integral

© 2020 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA