Vienë, Austr
Vienë – 20 min
Jo
Po
Po
Webster University Vienna, është themeluar më 1915 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është një universitet i sistemit amerikan, i orientuar drejt një prespektive globale. Kampusi universitar në Vienë u themelua me 1981 dhe është i akredituar në SHBA dhe në Austri. Universiteti ndodhet në zonën dy të Vienës në Palais Wenkheim, në një largësi shumë të shkurtër nga qendra e qytetit.
Fokusi i universitetit është përsosmëria në mësimdhënie e organizuar në klasa me numër të vogël studentësh , kombinimi i teorisë me praktikën, si edhe edukimi dhe përgatitja e studentëve të vetë për të qenë pjesë e një shoqërie ndërkombëtare në zhvillim . Këtë focus, universiteti e vendos në praktikë duke u angazhuar në studime kërkimore konkuruese ndërkombëtare. Universiteti ka siguruar një standard të lartë të arsimit universitar në Austri, duke u dhënë studentëve mundësinë për të përfituar nga sistemi i arsimit amerikan me një kualifikim të sistemit Europian.
Webster ka një rrjet ndërkombëtar unik të kampuseve që u ofron studentëve mundësinë për studiuar pothuajse kudo në botë brenda një sistemi të vetëm universitar, pavarësisht nëse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Evropë, Azi apo Afrikë.
WVPU është akredituar në Shtetet e Bashkuara nga HLC (Higher Learning Commission) dhe në Austri nga AQ Austria (Agency for Quality Assurance and Accreditation Austria) . Programet e biznesit qe universiteti ofron gjithashtu janë akredituar nga ACBSP (Association of Collegiate Business Schools and Programs
Universiteti ofron bursa për të gjithë studentët në bazë të meritës dhe nevojave financiare. Bursat që ofrohen mbulojnë deri në 50% të tarifës së studimeve (Programe Bachelor) dhe deri ne 25% të tarifës së studimeve (Programe Master). Pranohen vetëm studentët që kanë mesatare të paktën 75 % (GPA 3.0 nga 4.0 sistemi Amerikan) dhe nivelin e duhur të anglishtes.
Studentë:
80% studentë të huaj
500 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
Programet universitare: 4 vite
Master: 14-24 muaj
Stuktura e vitit akademik: 2 semestra
Pranimi i studentëve të rinj
Janar, Mars, Gusht , Tetor
Afati i aplikimeve:
Korrik, Shtator , Shkurt, Prill (për semestrin në fjalë)
Viti pergatitor:
Programe bachelor
> Diplomë e shkollës së mesme
> Lista e notave
> Letër rekomandimi nga dy profesorë
> TOEFL iBT 80 / IELTS 6, 0
Programe master
> Mosha mbi 22 vjeç
> Diplomë Bachelor
> TOEFL mbi 80 pikë /IELTS 6.5
Universiteti ofron akomodime per studentët e pranuar per vitin akademik . Për më shumë informacion kontaktoni Integral.