Londër, Britania e Madhe
Heathrow – 40 min
Po
Po
Po
Universiteti i Westminster është një nga universitet publike britanike, i fokusuar në kërkimet shkecore, me kampuse në Londër. I themeluar në 1838 si Institucioni Politeknik Mbretëror, universiteti është një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë, si edhe instiucioni i parë politeknik në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti i Westminster ka katër kampuse: tre në qendër te Londrës dhe një në zonën veriperëndimore të Londrës.
Westminster krenohet me historikun e tij të gjatë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Universiteti është renditur nga Times Higher Education si një nga universitetet më ndërkombëtare në botë , për ‘Outlook Ndërkombëtar’ si edhe për përqindjen e studentëve ndërkombëtarë. Aktualisht në të studiojnë më shumë se 19,000 studentë nga 169 kombësi të ndryshme në programet universitare, pasuniversitare dhe profesionale.
Westminster ofron programe studimi shumë tërheqëse të bazuara në praktikë, vlerësuar dhe akredituar në nivel ndërkombëtar. Me një traditë 180-vjeçare, universiteti është lider në fushën e kërkimeve shkencore , veçanërisht në politikë, media, art dhe design, arkitekturë dhe shkenca mjekësore . Vendodhja në qendër të qyetit të Londrës i ka dhënë mundësinë universitetit të ndërtojë lidhje të ngushta me organizata lider në këto fusha, si dhe në botën e biznesit, teknologjisë së informacionit, politikës dhe ligjit. Universiteti ka partneritet me mbi 3,000 kompani për t’u ofruar studentëve mundësi punësimi dhe aftësi profesionale për një karrierë të suksesshme.
Universiteti ofron shumëllojshmëri bursash që përfshijnë tarifën e plotë ose të pjesshme të studimeve. Bursat fillojnë nga £3000 dhe janë të vleshme për të gjithë studentët te cilët pranohen në universitet . Të gjitha bursat jepen në bazë të meritës dhe nevojave finaciare.
Studenți
19 000 studentë në total
169 nacionalitete te ndryshme
Kohëzgjatja e studimeve
Programet bachelor: 3-4 vite
Programet master: 12 – 15 muaj
Viti akademik:
3 semestre
Fillimi i vitit shkollor:
Shtator
Afati i aplikimeve:
3 muaj para fillimit të vitit akademik
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Diplomë e shkollës se mesme
> IELTS UKVI 6.0 <
Programe masteri:
> Diplomë bachelor
> IELTS UKVI 6.5
> Regjistrimi të paktën 3 muaj para fillimit të vitit akademik
Universiteti ofron akomodim në kampus për studentët e vetë.