Brighton
Po
Po
Po
Po
University of Sussex u themelua në vitin 1961 dhe ndodhet në Brighton në bregun jugor të Anglisë. Aktualisht ka rreth 17,319 studentë të regjistruar nga mbi 120 vende dhe Universiteti performon vazhdimisht mirë në Barometrin Ndërkombëtar të Studentëve, duke ofruar vende pune të financuara si pjesë e mbështetjes së studentëve dhe programeve të diplomës. Është i vetmi universitet në Mbretërinë e Bashkuar i vendosur në një Park Kombëtar.
University of Sussext renditet si universiteti i 160-të më i mirë në botë nga Times Higher Education dhe ka një numër lëndësh të renditura në top 100-shen globale, duke përfshirë biznesin dhe ekonominë, shkencat sociale, psikologjinë dhe ligjin.
Në Anketën Kombëtare të Studentëve, 82% e studentëve të Sussex-it konfirmuan se janë të kënaqur me përvojën e tyre, ndërsa Brighton u rendit qyteti më i lumtur në Angli për studentët, me 93% të studentëve të Universitetit të Sussex dhe të Universitetit të Brighton të anketuar duke thënë se ata janë ‘shumë të lumtur me arsimin dhe jetën e tyre në qytet. Ka një shumëllojshmëri të gjerë të bursave të disponueshme në Sussex për studentë të të gjitha formave, dhe një listë e plotë mund të gjendet këtu.
Hulumtimi është një forcë thelbësore e Sussex-it, me fituesit e çmimit Nobel dhe anëtarët e Shoqërisë Mbretërore dhe Akademisë Britanike në mesin e stafit të saj. Universiteti sapo ka përfunduar një rizhvillim të madh prej 100 milionë £ të kampusit kryesor, duke shtuar më shumë lehtësira për t’iu përshtatur popullsisë në rritje të studentëve. Investimet e fundit kanë forcuar më tej profilin e kërkimit të Sussex-it, duke përfshirë hapjen e instituteve për studimin e shkencës së ndërgjegjes, korrupsionit dhe studimeve të Lindjes së Mesme. Sussex është renditur i 4-ti në MB për ndikimin e kërkimit.
Ofrohen bursa në bazë merite!
Studentë:
Mbi 17,319 studente nga 140 vende
Kohëzgjatja e studimeve
3 – 4 vite: programe univeritare
1 vit: Viti përgatitor
1 – 1, 5 vite: programe master
Kohëzgjatja e vitit akademik:
2 semestra
Fillimi i vitit akademik:
Shatator / Janar
Afati i aplikimeve:
30 Qershor
Viti pergatitor:
Vit Pëgatitor (Foundation) :
> Diplomë e shkollës së mesme
> IELTS UKVI 5.5
Programe bachelor
> Diplomë e shkollës së mesme
> IELTS UKVI 6.0
Programe Master
> Diplomë Bachelor
> IELTS UKVI 6,5 MBA
> Diplomë e arsimimit të larte
> 3 vite ekperiencë pune
> IELTS UKVI 6,5
Universiteti kujdeset për të siguruar opsione të ndryshme akomodimi sipas buxhetit. Për më shumë informacion kontaktoni Integral.