Sunderland, Britania e Madhe
Manchester – 3 orë
Po
Po
Po
University of Sunderland është një nga insitucionet më prestigjioze të arsimit në Britanine e Madhe , me një experiencë prej më shumë se një shekulli. Universiteti ka dy kampuse, një prej të cilëve ndodhet në qytetin e Sunderland, në pjesën veriperëndimore të Anglisë dhe tjetri në Londër.
Që prej vitit 1901, universiteti ofron standarte të larta të mësimdhënies, studimeve kërkimore dhe mbështetjes ndaj studentëve. Studimet kërkimore shkencore të universitetit janë klasifikuar si ‘lider botëror’ dhe ‘ndërkombëtarisht të shkëlqyera’ duke i shtuar reputacionin ekselencës akademike. Aktualisht në të studiojnë mbi 19000 studentë të përfaqësuar nga 152 nacionalitete, 40 % prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë.
University of Sunderland ofron një larmishmëri programesh akademike të ndara në pesë fakultete. Ekipi i famshëm i profesorëve është i përkushtuar për ti transformuar studentët në specialistë me një përgatitje të mirë, lider të ardhshëm dhe personalitete në fushën e kërkimeve shkencore. Kurset zhvillohen në një mjedis akademik dinamik që kombinon teorinë me aktivitete praktike për projekte reale.
Pesë arsye për të studiuar në Sunderland:
I renditur në 10 më të mirët për akomodimin e studentëve.
Për të gjithë studentët e huaj aplikohet një burse prej£1,500. Kjo bursë përfitohet automatikisht, nuk është nevoja të aplikoni për të. Për të gjithë studentët në nivel master ofrohet një zbritje prej £1000.
Studentë:
40% studentë të huaj
19022 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
3 vite: studime universitare
1-1. 5 vite: studime masteri
Viti akademik
2 semestra
Pranimi i studentëve të rinj
Shtator/Janar
Afati i aplikimeve:
15 Janar - Afati i fundit i këshillueshëm
1 Qershor - Afati i fundit
Viti pergatitor:
Foundation Year (Viti përgatitor)
> Diplomë e shkollës së mesme
> IELTS UKVI 4,0
Programe universiteti
> Diplomë e shkollës së mesme
> IELTS UKVI 6,0
Programe masteri
> Diplomë bachelor
> IELTS UKVI 6,5
Studenteve të vitit të parë ju garantohet akomodimi në një nga pesë ndërtesat e rezidencës. Të gjitha dhomat janë moderne dhe afër kampuseve të universitetit.