Northampton , Britania e Madhe
Birmingham, Londër, Heathrow
Po
Po
Po
Universiteti i Northampton është një nga universitetet më të reja në Britaninë e Madhe, themeluar në vitin 2005. Si një universitet i ri, ai jep kontributin e vetë në shoqëri, duke shtuar vlerat e saj. Impakti që universiteti ka në shoqëri, e ka bërë atë të vlerësohet me shumë çmime në këtë fushë, duke i dhënë mundësinë studenteve për të patur edhe ata ndikimin e tyre. Universiteti i Northampton është universiteti i parë në Britaninë e Madhe i emëruar si Changemaker Campus në vitin 2012.
Universiteti është vlerësuar si lider në përsosmërinë në mësimdhënie (Gold in the Teaching Excellence Framework (TEF) 2017) dhe sipërmarrjen sociale (Social Enterprise Gold Mark 2017). Gjithashtu ai është vlerësuar për dy vite rradhazi me çmime kombëtare për punësimin e studentëve të diplomuar.
Universiteti ndodhet në qytetin e Northampton, i cili ndodhet një orë larg Londrës dhe ka dy kampuse. Kampusi më i ri është inaguruar në vitin 2018, me një investim prej £340 million dhe ndodhet në qendër të qytetit.
Lektorët e universitet kanë lidhje të forta me industrinë për çdo fushë studimi dhe angazhojnë studentët e tyre për të marrë pjesë në mjedise profesionale. Kjo u jep mundësi studentëve të fitojnë experiencë dhe krijonë kontakte përmes intershipeve dhe praktikave të paguara, si edhe projkteve vullnetare.
Universiteti ofron bursa për studentët që aplikojnë për studime bachelor me kohë të plotë. Bursat jepen në bazë të arritjeve akademike dhe ofrohen deri në 30% të tarifës së shkollimit.
Studentë:
Mbi 14 000 studentë në total
Mbi 1000 studentë ndërkombëtarë
Kohëzgjatja e studimeve
3 vite programi universitar
4 vite programi “Sandwich” (program universitar + praktikë)
1-2 vite program masteri
Fillimi i vitit akademik
Tetor
Afati i aplikimeve
Qershor - Programe Bachelor
6 muaj përpara fillimit të kursit- Programe Master
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
Diplome e shkollës së mesme
IELTS UKVI 6,0
Programe master:
Diplomë bachelor
IELTS UKVI 6,5
Universiteti ofron akomodim per studentet e vete ne disa rezidenca studentore ; Waterside Accommodation , Town centre accommodation , Boughton Green Road Student Village.