Greenwich, Britania e Madhe
Heathrow / Gatwick / Luton - 1 orë
Po
Po
Po
Universiteti i Greenwich ka një traditë disa vjecare në dhënien e arsimit të lartë, që prej vitit 1890. Tre kampuset e universitetit në Londër dhe Kent përbëhen nga godina historike të cilat ofrojnë ambjente madhështore, si edhe pajisjet e teknologjisë së fundit. Kampusi më i madh ndodhet në qendër të Old Royal Naval College në Royal Greenwich, një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s pranë brigjeve të lumit Thames dhe pranë Greenwich Royal Park. Kampusi i Avery Hill ndodhet në parkun e Eltham dhe Kampusi i Medway përbëhet nga ndërtesat me tulla të kuqe të Edwardian në zonen Chatham Maritime, Kent.
Studentët mund të zgjedhin nga mbi 400 programe studimi me një gamë të gjerë degësh si Arkitekturë, Biznes, Informatikë, Kriminologji, Arsim, Inxhinieri, Shëndetësi, Arte dhe Shkenca Liberale, Ligj, Media ,Arte Kreative dhe Shkenca, Psikologji etj. Shumica e programeve janë të akredituara nga institucione si Engineering Accreditation Board, British Computer Society, Institution of Engineering and Technology, si edhe shumë institucione te tjera.
Universiteti i Greenwich renditet ndër shkollat më të mira në Britaninë e Madhe.
Universiteti ofron bursa ne baze merite deri ne 3000 GBP per vitin e pare te studimeve.
Studentë:
37 000 studentë në total
5447 studentë të huaj
Kohëzgjatja e studimeve:
3-4 vite programe universitare
1-2 vite programe masteri
Viti shkollore
2 semestra
Fillimi i vitit shkollor
Programe universitare: duke filluar që nga 1 shtatori deri në 15 janar
Afati i aplikimeve :
Nëntor/qershor
Viti pergatitor:
Programe bachelor
Dëftesë e shkollës së mesme
IELTS UKVI 6,0
Programe master
Diplomë bachelor
IELTS UKVI 6.0
Studentet mund te zgjedhin midis kater rezidencave ne kampusin e Greenwich. Te gjitha rezidencat ndodhen vetëm disa minuta në këmbë larg universitetit.