Londër, Britania e Madhe
London Heathrow
Po
Po
Po
University of East London është themeluar në shekullin e 19-të. Ai është i pozicionuar në zonën lindore të Londrës, vetëm 30 minuta larg nga qendra. UEL është një nga universitetet më të mëdha në Britaninë e Madhe, në të cilin studiojnë mbi 19 000 studentë nga e gjithë bota. Universiteti ofron një larmi programesh, dhe është i njohur për programet fushën e arkitekturës , psikologji dhe shkenca komunikimi. Renditet si universiteti i parë në Britaninë e Madhe për studimet në fushën e psikologjisë. UEL është nga të vetmit universitete në Londër që ofron akomodimin e studentëve në kampus, duke investuar në mbi £170 million në krijimin e ambjenteve të studimit, bibliotekave, laboratoreve, pajisjeve të studimit. Ai ndodhet në krye të renditjes për kënaqësinë studentore në universitetet modern [NSS 2017]. E veçanta e këtij universiteti është se ai fokusohet në metodën e “mëso duke praktikuar, duke i ndihmuar studentët për zhvillimin e karrierës.
Universiteti ofron bursa merite. Studentët me rezultate shumë të mira akademike mund të përfitojne burse deri në 3000 GBP të tarifës së shkollimit.
Studentë:
19000 studentë gjithsej nga 161 vende
Kohëzgjatja e studimeve:
3 – 4 vite: programe univeritare
1 vit: Viti përgatitor
1 – 1, 5 vite: programe master
Viti akademik:
2 semestra
Pranimi i studentëve të rinj
Shatator / Janar
Afati i aplikimeve :
15 janar - Afati i fudit i këshillueshëm
1 qershor - Afati i fundit
Viti pergatitor:
Programe Bachelor
> Diplome e shkollës së mesme
> IELTS UKVI 6.0
Programe Masteri
> Diploma e shkollës së lartë
> IELTS UKVI 6.5
MBA
> Diploma e shkollës së lartë
> IELTS UKVI 6.5
UEL është një nga universitetet Angleze që ofron akomodim në kampus për studentët e vetë.