Tilburg, Hollandë
Eindhoven - 30 min.
Po
Po
Po
Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Ai është një universitet i bazuar në kërkimet shkencore dhe në vite eksperience dhe tradita, duke i inkurajuar dhe përgatitur studentët me kërkesat profesionale të botës moderne. Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të jetuarit në kampus dhe në komunitet. Tilburg University ndodhet në qytetin Tilburg, i cili është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Hollandë si dhe një nga qëndrat arsimore më të rëndësishme në vend. Qyteti është gjithashtu një vend turistik, me një jetë kulturore të larmishme dhe kushte të përshtatshme për argëtim.
Tilburg University ofron nje numër të madh të programeve bachelor dhe master në gjuhën angleze në fushat e: Ekonomisë dhe Menaxhimit, Ligjit dhe Administratës Publike, Shkencave Sociale , Kulturës & Filozofisë, Teologjisë. Stafi i kualifikuar i universitetit siguron cilësi të lartë në arsimim. Ai nxit lidhjen dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor midis njerëzve dhe ekipeve dhe promovon cilësinë e lidershipit brenda një organizate efektive.
Universiteti Tilburg operon me një orientim ndërkombëtar akademik. Ai ka partneritet me më shumë se 100 universitete në vende të ndryshme të botës , disa prej të cilave janë Universiteti Cornell, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Glasgow, National University of Singapore etj.
Tilburg University është renditur në 50 universitetet më të mira në botë dhe vend të parë në Hollandë për degën e Economics & Econometrics, për vitin 2018, (QS World University Rankings by subject, 2018).
Universiteti ofron bursa të pjesshme në bazë merite deri në 4000 eur. për disa nga degët që ofrohen në programet bachelor. Universiteti gjithashtu ofron bursa per studentet ne programet Master in Research. Me vleren e burses qe do te perfitojne , keta studente do te paguajne tarifen e shkolles ne te njejten vlere me tarifat e studenteve europian.
Studentë:
14 269 studentë në total
30 % studentë të huaj
Kohëzgjatja e studimeve:
Studime universitare- 3 vjet
Studime masteri- 1-2 vit
Fillimi i vitit akademik: Shtator
Afati i aplikimeve:
*programe bachelor- 1 Maj
*programe masteri- 1 Maj
Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Academic IELTS: minimum 6.0
> TOEFL Internet-based: minimum 80
Programe Master:
> Academic IELTS: minimum 6.5
> TOEFL Internet-based: minimum 90
Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit për të gjetur akomodim ne varesi te preferencave te tyre.