British Columbia
Po
Po
Po
Po
I themeluar në vitin 1964, British Columbia Institute of Technology është një institut publik i njohur veçanërisht për arsimin e tij teknik të avancuar. Ndodhet në Burnaby, British Columbia Kanada. Me kampusin e tij kryesor në Burnaby, British Columbia, instituti ka katër kampuse të tjera përkatësisht, Kampusin e Teknologjisë Ajrore, Kampusin Detar, Kampusin e Ishullit Annacis, Kampusin e Downtown Vancouver dhe 10 vendndodhje satelitore.
Gjithsej janë regjistruar 50,000 studentë në BCIT, nga të cilët 5,700 janë studentë ndërkombëtarë nga 120 vende, duke e bërë atë një institut shumë kulturor dhe të sigurt për të studiuar në Kanada. Instituti ofron çertifikata dhe diploma për programe bachelor dhe master në disiplina të ndryshme duke përfshirë Shkenca të Aplikuara dhe Natyrore, Inxhinieri, Biznes dhe Media, Informatikë dhe IT, Shkenca Shëndetësore, Trade dhe Praktika.
British Columbia Institute of Technology ishte i pari në rajon që ofroi një program të kombinuar të Biokimisë dhe Shkencës Forenzike. British Columbia Institute of Technology dallohet si instituti më i madh në Kanadanë Perëndimore për kurset e profesionale dhe praktike dhe i vetmi institut që ofron Programet Prosthetics and Orthotics në Kanadanë Perëndimore.
Ofrohen bursa në bazë merite.
Nr. i Studentëve
50.000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
Programet bachelor: 3-4 vite
Programet master: 1-2 vite
Viti akademik:
3 semestre
Fillimi i vitit shkollor:
Shtator - Janar
Afati i aplikimeve:
3 muaj para fillimit të vitit akademik
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Diplomë e shkollës se mesme
> IELTS 6.0, TOEFL 60-78 <
Programe masteri:
> Diplomë bachelor
> IELTS 6.5, TOEFL 79-93
> Regjistrimi të paktën 6 muaj para fillimit të vitit akademik