The Hague University of Applied Sciences

Hagë, Hollandë

Amsterdam - 35 min. Rotterdam - 25 min.

Po

Jo

Po

The Hague University of Applied Sciences eshte nje universitet i shkencave te aplikuara me filozofine e kombinimit te teorise dhe praktikes. Mësimdhënia zhvillohet në grupe të vogla, në menyrë që studentëve ti jepet kujdes individual nga ana e profesorëve. Programet e studimit japin mundësinë për të bërë një transferim të një semestri në një universitet partner në një shtet tjetër. Pjesa praktike e secilit program nënkupton që studentët të kalojnë një periudhë të caktuar gjatë studimeve të tyre në kompani që zhvillojnë aktivitete reale.

Kampusi kryesor i The Hague University of Applied Sciences eshte I vendosur ne qytetin e Hages. Haga eshte qyteti  ndërkombëtar i paqes dhe drejtësisë – zemra politike dhe kulturore e Hollandës. Është shtëpia e Pallatit të Paqes, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Binnenhof (parlament), 115 ambasada, kompanive nderkombetare si Shell, Siemens dhe ING dhe shumë NGO ndërkombëtare. Universiteti ka kampuse edhe ne Zoetermeer dhe Delft.

THUAS ka rreth 26 000 studente te cilet vijne nga me shume se 146 studente, 13 % prej te cileve jane student nderkomberate. Kjo gje e ben universitetin nje nga universitetet e shkencave te aplikuara me diversitetin me te madh te kombesive te ndryshme. Universiteti ofron 15 programe studimi te cilat jane te zhvilluara ne Anglisht dhe varjojne ne deget e inxhinierise, ligjit , shkencave sociale dhe biznesit . The Hague University ofron 11 programe Bachelor dhe 4 programe Master te zhvilluara ne Anglisht. Programet nderkombetare Bachelor dhe Master jane vazhdimisht te perditesuara per te reflektuar zhvillimet dhe ndryshimet ne biznes dhe industri. Ato jane te akredituata NVAO (The Accreditation Organisation of the Netherlands and Flanders).

Programet Kryesore
    Programe Bachelor:
  • … European Studies
  • … Industrial Design Engineering
  • … International Business
  • … International Communication Management
  • … International Financial Management and Control
  • … International & European Law
  • … International Public Management
  • … International Sport Management
  • … Process & Food Technology
  • … Safety and Security Management Studies
  • … User Experience Design
    Programet Master:
  • … Master of Financial Management and Control
  • … Master of Business Administration (MBA)
  • … Master of Business Administration (MBA)-Specialised track: Responsible Management for a Sustainable World
  • … Master in International Communication Management

Bursa

Universiteti ofron bursën Holland Scholarship të financuar me Ministria e Arsimit në Hollandë. Studentët mund të përfitojnë deri në 5000 euro të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve.

Informacione te pergjithshme


Studentë:
13% studentë të huaj
26 000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve:
3-4 vjet studime universitare
1 vit master
1 vit MBA
Viti universitar:
2 sеmestra
Fillimi i vitit akademik:
Shtator
Afati i aplikimeve:
1 Maj (Programe Bachelor)
31 Maj (Programe Master)

Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Diploma e shkollës së mesme
> TOEFL iBT 80 pikë/IELTS 6. 0 pikë
Programe Master:
> Diploma universitare ose stazh në një fushë përkatëse
> TOEFL iBT 80 pikë/IELTS 6. 0 pikë

Akomodimi

Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit për të gjetur akomodim ne varesi te preferencave te tyre.