Zvicer
Gjenevë, Zyrih
Po
Po
Po
Për tre dekada me radhë Swiss Education Group është një nga grupet më të mëdha të arsimimit në fushën “hoteleri turizëm” jo vetëm në Zvicër, por në mbarë botën. Në vitin 1982 u themelua shkolla e parë e hotelerisë dhe SEG ka privilegjin të menaxhojë katër institucione të rëndësishme arsimore: HIM (Hotel Institute Montreux, i themeluar në 1984), i cili i’u bashkua këtij grupi në vitin 2002; IHTTI (International Hotel and Tourism Training Institute, i themeluar në 1984) i’u bashkangjit SEG-ut në vitin 2004;Ritz Colleges (i themeluar në 1982) i’u shtua këtij grupi në vitin 2011. SEG është shpallur lider në fushën e menaxhim turizmit dhe është i famshëm për programet, të cilat janë plotësisht në përputhje me nevojat e bizneseve të këtij sektori. Të diplomuarit e këtij grupi punësohen në sektorë të ndryshëm turizmit pa pasur më nevojë për trajnime shtesë.
Praktika – kursi është i ndarë në semestra akademikë dhe praktikë. Departamenti përgjegjës për praktikat
ndihmon studentët të punësohen në Zvicër dhe në vende të tjera të botës si dhe organizon intervista me
punëdhënësit e ardhshëm. Sipas ligjit, punëdhënësit Zvicerianë janë të detyruar t’i pagujnë praktikantët etyre një pagë me vlerë 2,172 – 2450 CHF (Franga Zviceriane)/ muaj. Studentët mund të zgjedhin të mësojnë gjuhët: Mandarin, Gjermanisht, Frengjisht dhe Spanjisht si pjesë e programit. Dy herë në vit, në Mars dhe Tetor, ky grup universitetesh organizon Panairin e Punës. Ky event ka si qëllim punësimin e studentëve të diplomuar si dhe atyre që janë të interesuar për praktikë. 70% e studentëve të diplomuar marrin oferta pune dhe më shumë se 50% e atyre që interesohen për praktikë firmosin kontrata për të kryer praktikën. Ky event ka më shumë se 100 partnerë pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu dhe një rrjet të gjërë butiqesh dhe hotelesh, linjash ajrore, klube private, restorante, agjensi turistike etj.
Numri i studentëve: 6000
Kohëzgjatja e studimeve: (varion)
Programe përgatitore të gjuhës Angleze: 4-20 javë
Diploma Zviceriane – 2.5 vite
Programet Bachelor – 3 vite
Programet Master në Anglisht – 1-2 vite
Viti akademik: 3 semestre
Datat e fillimit: prill
Afatet e aplikimit: 3 muaj para fillimit të semestrit
Viti pergatitor:
Kritetet për aplikim:
Për programet bachelor :
> Diplomë diplomë e shkollës së mesme
> Duke filluar nga TOEFL 61 iBT/IELTS 5. 5 ( në varësi të programit)
Për programet Master :
>Diplomë bachelor
> TOEFL 80 iBT/IELTS 6. 0