Saxion University of Applied Sciences | Integral

Saxion University of Applied Sciences

Deventer, Enschede, Apeldoorn, Hollandë

Amsterdam – 90 min

Po

Jo

Po

Saxion University of Applied Sciences është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Holandë, me rreth 27,000 studentë.  Universiteti Saxion ka një histori të pasur, rrënjët e te cilit datojnë që prej vitit 1875. Universiteti ka tre kampuse në pjesën lindore të Holandës – një kampus në secilën prej tre qyteteve holandeze të Deventer, Enschede dhe Apeldoorn.

Saxion ofron një gamë të gjerë programesh studimi të niveleve të ndryshme, duke përfshirë shumë programe ndërkombëtare. Universiteti ofron një gamë të gjerë të programeve bachelor, master dhe kurse të shkurtra specializimi në fushat e biznesit, studimeve teknike dhe mjedisore, si dhe kurse përgatitore intensive, të gjitha në gjuhën angleze.  Cilësia e arsimit në Saxion monitorohet nga Ministria Holandeze e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, si dhe është e akredituar nga disa organizata ndërkombëtare, duke siguruar që programet e ofruara të jenë të një standardi të lartë.

Universiteti krenohet me komunitetin shumë të madh studentor të nacionaliteteve të ndryshme. Aktualisht në të studiojnë rreth 3500 studentë nga 89 vende të ndryshme.

Edukimi në Saxion fokusohet tek studentët dhe i mbështet ata jo vetëm nga pikëpamja akademike, por edhe në aspektin e zhvillimit personal, duke i dhënë  mundësinë të fitojnë  njohuritë dhe aftësitë e duhura për karrierën e ardhshme.

Programet Kryesore
    Programe Bachelor
  • … Applied Computer Science
  • … Creative Media and Game Technologies
  • … Electrical & Electronic Engineering
  • … Fashion & Textile Technologies
  • … Hotel Management
  • … International Business
  • … International Finance & Accounting
  • … International Human Resource Management
  • … Physiotherapy
  • … Software Engineering - Information and Communication Technology
  • … Tourism Management
    Programe Master
  • … Facility and Real Estate Management
  • … Applied Nanotechnology
  • … Business Administration (MBA)
  • … Innovative Textile Development
  • … Management (MA)

Bursa

Universiteti ofron bursa të pjesshme merite. Studentët me rezulate shumë të mira akademike mund të përfitojnë bursë deri në 5000 euro të tarifës së shkollimit.

Informacione te pergjithshme


Studentë:
3500 studentë të huaj
27000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve:
3-4 vjet programe bachelor
1-2 vit programe master
Stuktura e vitit akademik:
2 semestre: Shtator - Shkurt
Pranimi i studentëve të rinj:
Shtator, Shkurt (për disa specializime)
Afati i aplikimeve: 1 Maj,
BA Physiotherapy - 1 Prill

Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:
Programe bachelor
> Diplomë e shkollës së mesme
> TOEFL iBT 80 pikë/IELTS 6.0 pikë
Programe master
> Diplomë e shkollës së lartë
> TOEFL iBT 85 pikë/ IELTS 6.5 pikë

Akomodimi

Ofron akomodim për studentët në te tre kampuset e vet Enschede , Apeldoorn, Deventer