Rotterdam, Hollandë
Rotterdam , Edindhoven, Schihpel
Po
Jo
Po
Rotterdam Business School ofron një sistem të arsimit të lartë në gjuhen angleze , për një karrierë të suksesshme profesionale në zemër të Europës , me një sërë programesh të biznesit ndërkombëtar në nivelin Bachelor dhe Master.
Rotterdam Business School është e lidhur ngushtë me shoqërinë dhe u mëson studentëve të kombinojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre me përgjegjësinë sociale, si edhe të bashkëpunojmë ngushtë me bizneset dhe organizatat. Në këtë mënyrë studentët përfitojnë si nga ana e cilësisë së arsimit , ashtu edhe në praktikë. Detyrat dhe projektet nga bizneset dhe organizatat, intershipet , projektet e diplomimit , janë një pjesë e rëndësishme e kurrikulës.
Ashtu si në botën e biznesit, fokusi i universitetit është tërësisht ndërkombëtar. Së bashku me partnerë në komunitetet e biznesit dhe arsimit në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikë , Rotterdam Business School i ofrojn studentëve të vetë perspektivat globale që u nevojiten si edhe mjedisin ideal për t’u përgatitur për një karrierë ndërkombëtare.
Qyteti portual i Roterdamit ofron nje vend të përsosur për të filluar një karrierë studimi ndërkombëtare. Shtëpia e portit më të madh në Evropë, Roterdam ka lidhje globale të tregtisë dhe transportit. Një faktor i rëndësishëm i suksesit të universitetit lidhet ngushtë me dinamikën
Studentë:
30% studentë të huaj
3800 nxënës në total
Kohëzgjatja e studimeve:
3-4 vite programet Bachelor
1 vit programet Master
Viti akademik:
2 semestre: Shtator, Qershor
Pranimi i studentëve të rinj:
Shtator (programe Bachelor)
Shator- Shkurt (programe Master)
Afati i aplikimeve : 1 Maj
Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Diplomë e shkollë së mesme
> TOEFL iBT 80/ IELTS 6.0
Programe Master:
> Diplomë Bachelor në fushën e Biznesit
> Diplomë Bachelor (jo në fushën e Biznesit) + 2 vite ekpreience pune
> TOEFL ibt 90/IELTS 6.5
Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit falas për të gjetur akomodim edhe jashtë ketyre rezidencave.