Riga Technilcal University

Historia e RTU daton 150 vite me parë, fillimisht me krijimin e RTU, pastaj Riga Polytechnicum (më vonë – Instituti Politeknik i Rigës, RPI). Themelimi i universitetit është i lidhur ngushtë me ndryshimet ekonomike dhe politike në Evropë në mes të shekullit të 19-të. Riga u transformua shpejt në një qendër industriale të zhvilluar. Shkolla pati një rol të rëndësishëm në trajnimin dhe  edukimin e “inteligjencës teknike”, e cila do të ishte në gjendje të punonte me pajisje të reja prodhuese dhe të propozonte ide të reja për arritje të mëtejshme . Instituti luajti një rol të madh në kthimin e qytetit të Rigës në një metropol modern, duke marre pjese ne zhvillimin e sistemeve te furnizimit me energji elektrike, sistemet e transportit. RTU është institucioni i parë i arsimit të lartë në Letoni.

Me 1970 RPI u bë institucioni më i madh i arsimit të lartë në Letoni. Sot në RTU studiojnë rreth 15000 studentë, 2000 prej të cileve janë student ndërkombëtar.

Riga Technical University ofron programe në të tre nivelet e studimit , bachelor, master dhe doktoraturë. Programet e tij janë të fokusuara kryeshit në degët inxhinierike, por ai ofron gjithashtu edhe programe në fushën e biznesit.

RTU u jep mundësinë studentëve të zhvillojnë një pjesë të studimeve në vende të tjera në Europe, nëpërmjet programit Ersamus. Ata mund të studiojnë në vende si Gjermani, Spanjë, Greqi, Ceki, Austri, Francë, Turqi etj.

Riga Technical University (RTU) është renditur nga QS World University Rankings 2018 në 2.5% e universiteteve më të mira në botë. RTU ka marrë vleresimin më të lartë midis  institucioneve të arsimit të lartë në Letoni. Universiteti është vlerësuar në një nivel të lartë nga punëdhënësit dhe në këtë kategori është renditur ndër 193 universitetet më të mira në botë.

Programet Kryesore
    Programet Bachelor :
  • Computer Science and Information Technology
  • Electronics and Telecommunication
  • Engineering Economics and Management
  • Materials Science and Applied Chemistry
  • Power and Electrical Engineering
  • E-learning Technologies and Humanities
  • Materials Science and Applied Chemistry
  • Power and Electrical Engineering
  • E-learning Technologies and Humanities
    Programet Master :
  • Civil Engineering
  • Computer Science and Information Technology
  • Engineering Economics and Management

Bursa

Informacione te pergjithshme


Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:

Akomodimi

Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore për ti ofruar akomodim studentëve të vet.