Londër, Britania e Madhe
Heathrow – 40 min. Gatwick – 90 min.
Po
Po
Po
Richmond është një Universitet Ndërkombëtar Amerikan, i themeluar në vitin 1972. Ai ndodhet në zonën perëndimore të Londrës dhe ka dy kampuse në Richmond Hill dhe pranë Kensington High Street.
Që nga viti 1981, universiteti ka ofruar diploma amerikane të akredituara nga komisioni në arsimin e lartë The Middle States Commission. Së fundmi Richmond ka marre të drejtën e ofrimit edhe të diplomës angleze. Në gusht 2018 universitetit i është njohur e drejta për ti ofruar studenteve të vetë edhe diploma të akredituara në Mbretërinë e Bashkuar, duke u berë universiteti i parë dhe i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ofron diplomë të dyfishtë.
Universiteti është unik për standardet akademike të institucioneve të tij private, në qasjen e tij të mësimdhënies që kombinon sistemin e arteve liberale amerikane me standardet e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga benefitet që universiteti ofron për studentet e vetë është ofrimi më tepër i mësimdhënies akademike dhe kohës mësimore (mesatarisht 15 orë në javë), krahasuar me çdo universitet tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe fokusi në mundësitë ndërkombëtare për studentët nëpërmjet internshipeve dhe programeve exchange në kampuset e veta në Itali (Romë dhe Firence).
Ofrimi i bursave për studentët ndërkombëtarë deri në £ 4500 për programet bachelor dhe bursa deri në 10% zbritje të tarifes së shkollimit per programet master.
Studentë:
90% studentë të huaj
1200 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
studime universitare - 3/4 vite
studime masteri - 1/2 vit
Viti akademik:
2 semestra
Pranimi i studentëve të rinj
Shtator / Janar / Maj / Korrik
Afati i aplikimeve:
1 Qershor
Viti pergatitor:
Programe bachelor
Mosha- min 18 vjeç
Diplomë e shkollës së mesme
IELTS UKVI 5.5
Programe masteri
Mosha min 22 vjeç
Studentët duhet të jenë të diplomuar në fusha të ngjashme
IELTS UKVI 6.0
Universiteti ofron akomodim ne kampus per studentet e vete.