Regents University London

Londër, Britania e Madhe

Heathrow

Po

Po

Po

Universiteti Regent’s është një institucion arsimor i pavarur , jo fitimprurës. Qëllim kryesor i tij është sigurimi e një cilësie të lartë mësimdhënie, mjedisi të përshtatshëm si dhe një eksperiencë të paharrueshme për studentët. Regent eshte projektuar ne 1811 nga John Nash, arkitekti i preferuar i Princit Regent, me vone George IV. E rrethuar nga taracat rezidenciale , parku perfshin 410 hektare dhe nje liqen, nje perrua dhe nje numer te madh vilash. Parku Regent eshte tashme shtepi per London Zoo, Royal Botanic Society dhe nje numer te madh organizatash e institucionesh. Gjithashtu eshte zona me e madhe sportive ne Londer. Kampusi I universitetit ndodhet  në zemër të Parkut të Regentit në qendër të Londrës dhe perfshin 11 hektarë kopshte private, ne nje zone te qete dhe te izoluar nga pjesa tjeter e qytetit. Komuniteti universitar ndërkombëtar me studentë nga mbi 140 shtete të ndryshme ofron një pasuri kulturore e cila i lejon studentëve të shkëmbejnë ide dhe mendime.

Mësimdhënia në Regent’s bëhet në grupe të vogla, në mënyrë që studentët të përfitojnë mbështetje të plotë nga profesorët e tyre.  Qasja personale e mesimdhesines eshte nje nga tiparet dalluese te Regent’s. Universiteti I kushon shume kohe mesimdhenies akademike individuale dhe kombinimin e saj me paktiken, duke u dhene studemteve te diplomuar aftesite dhe ekperiencat qe do ti duhen ne te ardhmen. Institucionet partnere nga e gjithë bota u ofrojnë studentëve të universitetit Regent’s praktika ndërkombëtare për të përfituar eksperiencë në mjedise të ndryshme biznesi dhe kultura të ndryshme. Universiteti ka një premisë të lartë për t’u siguruar studentëve tanë një shërbim të personalizuar të këshillimit te karrierës, duke përfshirë suportin per gjetjen e internshipeve ose ofertave të punës pas diplomimit.

Të diplomuarit e universitetit kanë mjaft sukses në punësimin nga kompani të mëdha mediatike. Disa prej tyre kanë zënë role të rëndesishme në fusha të ndryshme si; biznes, mass-media apo institucione shtetërore dhe shërbime publike.

Programet Kryesore
    Programe bachelor
  • Art History & Criticism
  • Creative Industries
  • European Studies
  • Fashion Marketing & Design
  • Film, TV & Digital Media Production
  • Global Management (Enterprise & Innovation)
  • Global Management (Finance)
  • Global Management (Leadership & Management)
  • Global Management (Marketing)
  • History
  • Interior Design
  • Graphic & Digital Design
  • International Business
  • Business and Managment.
  • International Relations
  • Media Communications
  • Political Science
  • Psychology - BSc
  • Public Relations
  • Programe master
  • Digital Marketing & Analytics MSc
  • Finance - MSc
  • Global Banking & Finance - MSc
  • International Business MA
  • International Relations
  • Luxury Brand Management MA
  • Management MA
  • Marketing Psychology MSc
  • Oil & Gas Trade Management MSc
  • Fashion (Buying & Merchandising)MA
  • Media & Digital Communications MA
  • International Fashion Marketing MA
  • MA International Relations MA
  • Psychology MSc
  • Psychotherapy & Counselling MA

Bursa

Konsulentet tane do tju informojne mbi bursat dhe mundesite qe keni per tu bere pjese e ketij universiteti.

Informacione te pergjithshme


Studentë:
900 studentë të huaj
5000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
Programe universitare 3-4 vite
Programe masteri 1 - 1.5 vite
Viti akademik
2 semestra: shtator/tetor – janar/shkurt
Fillimi i vitit akademik
Shtator/ Janar

Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:
Business Foundation Program
Dëftesë pjekurie
IELTS UKVI 5. 5 pikë
Programe bachelor
Dëftesë e shkollës së mesme
IELTS UKVI 6.5 pikë Programe masteri
Diplomë bachelor/ lista e notave në rast se nuk ka mbaruar ende studimet
IELTS UKVI 6,5 pikë

Akomodimi

Universiteti u ofron studentëve të rinj mundësi akomodimi në një nga konviktet e tij. Shumica e konvikteve përfshin dhe vaktet, duke ofruar në këtë mënyrë shërbim të plotë. Atyre që nuk dëshirojnë të jetojnë në konvikt, universiteti u ofron mbështetje për të gjetur akomodim sipas kërkesave të tyre.