Newcastle
Po
Po
Po
Po
Me më shumë se 30,000 studentë nga mbi 130 vende, Northumbria University është një nga universitetet më të mëdha dhe më të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar. Northumbria ka një histori të pasur duke u kthyer nëpër kolegjet e saj përbërëse deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ofrimi i kurseve në shumicën e fushave kryesore si Inxhinieria, Informatika, Shkencat, Biznesi, Drejtësia, Dizajni, Mjedisi, Artet, Shkencat Sociale, Psikologjia, Sporti, Shëndetësia dhe shumë më tepër.
Pedagogët janë ekspertë në fushën e tyre dhe të apasionuar pas mësimdhënies. Shumë nga kurset në Northumbria mbajnë akreditim profesional si dhe kurse pasuniversitare të cilat kërkojnë një shkallë të parë të një lënde të veçantë, ofrohen një sërë masterësh ‘konvertimi’ për ata që po konsiderojnë ndryshimin e drejtimit. Performanca e shkëlqyeshme e Northumbria në auditimet e cilësisë në Mbretërinë e Bashkuar e vendos atë në krye të universiteteve moderne në UK dhe universiteti gjithashtu është vlerësuar me cmimin Silver TEF.
Rezultatet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve për kënaqësinë e përgjithshme kanë qenë mbi mesataren e sektorit për 2 vitet e fundit dhe është një nga 10 universitetet më të mira në UK për numrin e të diplomuarve të punësuar në role profesionale ose menaxheriale.
Kampusi kryesor i Northumbria ndodhet në Newcastle upon Tyne në Veri-Lindje të Anglisë, më pak se tre orë nga Londra dhe pak më shumë se një orë nga Edinburg, me lidhje ajrore të gjera ndërkombëtare direkte me Dubai, Florida dhe të gjitha qendrat kryesore evropiane. Universiteti gjithashtu ka një kampus në qendër të Londrës dhe së fundmi hapi një bazë evropiane në Amsterdam. Kostoja e jetesës është më e ulët në Newcastle se shumë qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar dhe është votuar rregullisht një nga qytetet më të mira studentore të UK! Northumbria krenohet me një nga kampuset më të mira në vend që ka investuar më shumë se 250 milion GBP në ambiente të reja të jashtëzakonshme për studentët, duke përfshirë shtesat e saj më të fundit të studiove të reja të arkitekturës dhe një ndërtesë të re për studentët që studiojnë kurse të shkencave teknologjike. Gjithashtu ka një qendër të madhe sportive prej 30 milion £ në zemër të kampusit që u ofron studentëve një palestër të madhe, pishinë, salla sportive dhe klasa fitnesi, si dhe një arenë me 3,000 vende.
Ofrohen bursa në bazë merite!
Nr. i Studentëve
30,000 studentë në total nga 130 vende
5,422 studentë ndërkombëtarë
Kohëzgjatja e studimeve
Programet bachelor: 3-4 vite
Programet master: 12 – 15 muaj
Viti akademik:
3 semestre
Fillimi i vitit shkollor:
Shtator
Janar
Afati i aplikimeve:
3 muaj para fillimit të vitit akademik
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Diplomë e shkollës se mesme mesatarja mbi 7
> IELTS UKVI 6.0 - 6.5 <
Programe masteri:
> Diplomë bachelor
> IELTS UKVI 6.5 - 7.0
> Regjistrimi të paktën 3 muaj para fillimit të vitit akademik