Call us
00355 422 52 065

Newcastle University

Newcastle University ka qenë gjithmonë i fokusuar tek përsosmëria akademike dhe ndikimi i punës akademike. Sot këto ideale të mbajtura gjatë janë më të rëndësishme se kurrë dhe do të përcaktojnë vizionin e Universitetit për të ardhmen.
Universiteti ka ndjekur origjinën e vet si Shkollë e Mjekësisë dhe Kirurgjisë (më vonë Kolegj i Mjekësisë), i ngritur në 1834, e njohur si Armstrong College, dhe më pas e rithemeluar në vitin 1871 për mësimin e shkencave fizike. Newcastle University beson dhe përpiqet për përsosmëri akademike të klasit botëror, por ama përsosmëri me një qëllim.
Universiteti nuk punon vetëm në anën e ofertës për krijimin dhe përhapjen e njohurive, por edhe përgjigjet për kërkesat e sfidave shoqërore.

Universiteti Newcastle ka një reputacion të klasit botëror për Excelence kërkimore dhe po drejton tre sfidat më të mëdha shoqërore që kanë një ndikim të rëndësishëm në shoqërinë globale. Këto tema janë: Plakja, Qëndrueshmëria, dhe Përtëritja Sociale.

Deklarata e Misionit të Universitetit njeh gjerësinë e qëllimit akademik, pikat e forta aktuale, aspiratat dhe pozicionin e rëndësishëm në shoqëri.

 

Objektivat kryesore janë:

 

– Të jetë një universitet i klasit botëror, intensiv kërkimor

– Të japë mësim dhe të lehtësojë mësimin me një cilësi më të lartë

– Të luajë një rol udhëheqës në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në

veri-lindje së Anglisë