MODUL UNIVERSITY VIENNA | Integral

MODUL UNIVERSITY VIENNA

Austri , Viene

Vienë – 40 min.

Jo

Po

Po

MODUL University Vienna konsiderohet si universiteti lider ndërkombëtar privat i Austrisë dhe është në pronësi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vienë, ofruesi më i madh i arsimit privat në Austri. Universiteti është i vendosur në Vienë, qyteti numër një në botë për cilësinë e jetesës për vitin 2009-2018, dhe renditet në 25 universitetet më të mira në botë për publikimet akademike.

MODUL University Vienna është themeluar më 1908 dhe ka nje experiencë prej më shumë se 100 vjet në fushën e edukimit.  Gjithashtu ai është një nga shkollat me një traditë të gjatë në fushën e turizmit dhe mikëpritjes në mbarë botën. MODUL University Vienna ofron arsim të avancuar në fushat e menaxhimit ndërkombëtar, teknologjisë së re të mediave, qeverisjes publike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të turizmit dhe mikpritjes. Të gjitha programet janë të akredituara nga AQ Austria (Agency for Quality Assurance and Accreditation Austria). Që nga viti 2012, programet e lidhura me turizmin janë akredituar nga sistemi i çertifikimit TedQual i fondacionit UNWTO Themis.

MU kombinon një themel të fortë akademik me një angazhim në qëndrueshmërinë dhe inovacionin, si shtytësit kryesorë të suksesit afatgjatë. Ajo synon të nxisë hulumtime të pavarura dhe origjinale dhe të sjellë përfitimet e inovacionit tek komuniteti hulumtues dhe publiku i gjerë. MU operon mbi një rrjet ndërkombëtar të universiteteve partnere, ndërmarrjeve tregtare dhe institucioneve publike. Fakulteti i saj përbëhet nga studiues të njohur austriakë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë një angazhim të fortë për të zhvilluar këtë institucion në një platformë kërkimore kryesore në fushat e saj.

Universiteti ka një larmishmëri nacionalitetesh, ku aktualisht rreth 70% janë student ndërkombëtarë.

Programet Kryesore
    Programe Bachelor:
  • BBA in Tourism and Hospitality Management (three-year program)
  • BBA in Tourism, Hotel Management and Operations (four-year program)
  • Bachelor of Science (BSc) in International Management
  • Majors:
  • Interactive Marketing,
  • Entrepreneurship and Governance
  • International Management
    Specializime në:
  • Digital Marketing and Social Media
  • Innovation and Experience Design for Tourism
  • Tourism and Services Management
  • Sustainable Management and Governance
  • Entrepreneurship, Innovation and Leadership
    Programe Master:
  • MSc in Management
  • MSc in International Tourism
  • MSc in Sustainable Developmen

Bursa

Universiteti ofron bursa merite për studentët në programet master deri në €5000.

Informacione te pergjithshme


Studentë:
6000 Studentë të huaj 70 %
Kohëzgjatja e studimeve
3-4 vite- programe universitare
2 vite- programe masteri
Viti akademik 2 semestra
Afati i fundit për regjistrim
31 Tetor/ 31 Maj - programe universitare
Të paktën 3-6 muaj përpara fillimit të vitit akademik programe masteri

Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Dëftesë e shkollës së mesme
> IELTS 6,0
> TOEFL 80 pikë
Programe Master:
> Diplomë bachelor
> IELTS 6,5 / TOEFL 85 pikë

Akomodimi

Universiteti ka partneritet me dy rezidenca studentore ne qytetin e Vienes. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit falas për të gjetur akomodim edhe jashtë ketyre rezidencave.