Bremen , Gjermani
Bremen
Jo
Po
Po
Universiteti Jacobs është një universitet i ri, modern dhe shumë përzgjedhës, i cili kombinon më së miri sistemet e arsimit britanik dhe amerikan. Kampusi i universitetit është modeluar mbi stilet britanike dhe amerikane, shkolla ka konvikt dhe mbulon një sipërfaqe prej 34 hektarë në një park të madh pranë qytetit të bukur të Bremen. Në dispozicion të studentëve dhe mësuesve është palestra dhe salla sportive, kinemaja, kafeneja, dyqanet, salla koncerteve dhe disa klube studentore. Jacobs University është institucion i pavarur, në të cilin studiojnë mbi 1400 studentë në Bachelor, master dhe programet e doktoraturës. Ai ka një pozitë udhëheqëse në fushën e shkencave kompjuterike, biologjisë, kimisë, shkencave mjekësore. Fakultetet kanë laboratorë modernë dhe qëndra kërkimore eksperimentale dhe shkenca inxhinierike. Studentët pajisen me një diplomë të akredituar në bazë të sistemit Amerikan, por studimet zgjasin 3 vjet sipas modelit europian. Pjesa më e madhe e të diplomuarve vazhdojnë studimet e tyre shkencore në universitete të tilla si Oxford, Cambridge, LSE, Berkeley, Yale, Columbia. Gama e gjërë e bursave të ofruara nga universiteti, e bëjnë atë një destinacion akoma më tërheqës për studentë nga e gjithë bota.
Universiteti ofron shumë bursa, duke përfshirë studentët e vitit të parë, si dhe MSc. Ato jepen në varësi të performancës akademike, motivimit të studentëve dhe degës në të cilën studiojnë. Për programet Master ne degën Data Engineering dhe Supply Engineering & Management universiteti ofron bursa merite deri në €12000 në vit. Gjithashtu universiteti u jep mundësinë studentëve për të aplikuar për ndihmë financiare.
Studentë:
1400 studentë
75% studentë të huaj
Kohëzgjatja e studimeve:
3 vjet programe bachelor
2 vjet programe master
1 vit programe përgatitore
Viti akademik: 2 semestra:
Fillimi i vitit shkollor: Shtator
Pranimi i studentëve të rinj: Shtator, Janar
Afati i aplikimeve:
Bachelor – Qershor
Master -Qershor
Viti pergatitor:
Programe bachelor
> Diplomë e shkollës së mesme
> TOEFL 90 /IELTS 6.5
> SAT min 1200 pikë
Programe masteri
> Diplomë e arsimit të lartë të përfunduar me sukses mbi 5.00
> ТОEFL 90 /IELTS 6.5
Viti përgatitor:
> Diplomë e shkollës së mesme
> IELTS 5.5/ TOEFL 65 +
Executive MBA: 2 vjet
> Diplomë e nivelit të parë (bachelor)
> 2 vjet përvojë
> GMAT
Akomodimi ofrohet nga shkolla dhe ndodhet brenda kampusit universitar.