Itali, Spania, Brazilia
Milano, Rome, Barcelona Sao Paulo
Po
Po
Po
Instituto Europeo di Design (IED) është një nga shkollat më të mira të Design në Itali.
Prej 15 vitesh, shkolla është e organizuar në katër disiplina: Design, Fashion, Visual Communication,Managment. Fakultetet përbëhen nga ekspertë dhe profesionistë të kompanive të mirënjohura që operojnë në këto fusha. Shkolla ka partneritet me më shumë se 200 kompani, të cilat ofrojnë programe trajnimi për studentet e vetë.
Sot, IED ka një rrjet ndërkombëtar vazhdimisht në zgjerim që ofron diploma bachelor dhe organizon kurse trevjeçare, programe masteri, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe kurse të avancuara trajnimi.
Shkolla ka kampuse në nëntë qytete – Milano, Torino, Venedik, Cagliari, Firence, Romë, Barcelonë, Madrid dhe Sao Paulo.
Si një shkollë ndërkombëtare, Istituto Europeo di Design mirëpret studentë me kombësi dhe kultura të ndryshme në të gjitha kampuset e saj. Ne të studiojnë rreth 2000 studentë nga 100 vende të ndryshme të botës.
IED ofron bursa merite te pjesshme ose te plota te tarifes se shkollimit per programet bachelor qe ofrohen në kampuset në Milano, Como, Firence, Romë, Torino dhe Venedik.
Studentë
1600 studentë të huaj
70000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
3 vite: studime universitare
1 vit: master/përgatitje speciale
Viti akademik: 2 semestra
Fillimi i vitit akademik
Tetor- në gjuhën spanjolle dhe angleze
Shtator – në gjuhën italiane
Janar-për kurset 1 vjeçare
Afati i aplikimeve:
30 Gusht-gjuha italiane
15 Shtator- gjuha spanjolle dhe angleze
5 Dhjetor-gjuha angleze, programe 1 vjeçare
Përgatitje gjuhësore për studentët e huaj
Leksione 1 vjeçare- 15 Dhjetor
Leksione gjatë veres- 5 qershor
Viti pergatitor:
Programe Bachelor :
> Diplomë e shkollës së mesme
> TOEFL iBT 90 / IELTS 6. 5 / CAE C
> Portofol ( sipas specializimit)
Programe Master :
> Diplomë e nivelit të parë (bachelor)
> Stazh sipas specializimit- 2 vjeçar
> TOEFL iBT 100 / IELTS 7. 0 / CAE C
Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore ne qender te qytetit . Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit për të gjetur akomodim ne varesi te preferencave te tyre.