Britania e Madhe, Kina
Londër, Manchester, Shanghai
Jo
Po
Po
INTO është një rrjet ndërkombëtar universitetesh partnere në zhvillim. INTO ndihmon të huajt të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre bachelor dhe master për tu përgatitur dhe të rrisin shanset e tyre për tu pranuar në universitete. Qëndra e trajnimit INTO ka pajisje bashkëkohore, klasa të reja, biblioteka, mundësi të shkëlqyera akomodimi, ushqim dhe një jetë studentore të pasur.Me qëndrat e INTOs studentët bëhen pjesë e një komuniteti ndërkombëtar. Studentët e rrjetit INTO aspirojnë të pranohen në universitetet më të mira. Studentët zgjedhin nga një listë e gjatë universitetesh partnere që përshtaten me preferencat e tyre. Falë cilësisë së tyre të lartë, kurset që ofrohen njihen nga shumë institucione arsimore jashtë rrjetit të INTOs.Kjo i jep mundësinë studentëve më të mirë të zgjedhin nga universitetet më prestigjoze në mbarë botën. 89% e studentëve të INTOs vazhdojnë studimet e shkollës së lartë që kanë zgjedhur. Në vitin2010 më shumë se 80 universitete Britanike pranuan studentë të cilët ishin diplomuar nga viti përgatitor në qëndra të këtij rrjeti universitetesh. Mbi 4000 studentë të huaj janë përgatitur me sukses për tu pranuar në shkollat e arsimit të lartë Britanik. Qëndrat e INTOs në Kinë i japin studentëve një ndryshim jo vetëm në fitimin e njohurive rreth njërës prej ekonomive më të zhvilluara e dinamike, por gjithashtu edhe për kulturën e mahnitshme dhe historinë e këtij vendi.
Për disa nga programet INTO jep bursa të cilat mbulojnë 50 % të tarifës. Bursat ofrohen për kandidatët në bazë të meritës.
Kohëzgjatja e studimeve:
1 – 2 vjet
Viti akademik:
2-3 semestre
Pranimi i studentëve të rinj:
Gusht, Shtator, Janar, Maj
Viti pergatitor:
Kushtet minimale për pranim (variojnë sipas llojit të programit dhe shkollës ku është zhvilluar kursi)
> 4 semestre: IELTS UKVI 4.5 (minimumi 4.5 në shkrimin)
> 3 semestre: IELTS UKVI 5.5
> 2 semestre: IELTS UKVI 6.0 (minimumi 6.0 në shkrimin)
> minimumi 17 vjeç
> Diplomë e shkollës së mesme