Groningen, Hollandë
Amsterdam - 2 orë
Po
Po
Po
Hanze University of Applied Sciences ndodhet në qytetin studentor të Groningen. Emri Hanze i referohet Lidhjes Hanseatic, aleancës tregtare mesjetare të qyteteve të Holandës, Gjermanisë, Skandinavisë dhe Zonës Balltike. Qyteti i Groningenit ka një traditë të vjetër ne fushen e tregtisë, por edhe e njohurive, shkencës dhe kulturës. Hanze është një universitet i madh dhe gjithëpërfshirës i shkencave të aplikuara që ka edukuar profesionistë të aftë dhe të përkushtuar për më shumë se dy shekuj.
Universiteti ofron një shumëllojshmëri të programeve ndërkombëtare bachelor dhe master, certifikata dhe programe exchange, si edhe shkollën verore Hanze. Hulumtimet dhe risitë e aplikuara janë shumë të integruara në programet akademike. Hanze ka institucione në Groningen, Assen, Leeuwarden dhe Amsterdam me rreth 26000 studentë dhe 3000 anëtarë të stafit. Hanze University of Applied Sciences trajnon profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar. Universiteti ofron një mjedis në të cilin nxënësit, hulumtuesit, lektorët dhe kompanitë takohen dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Mësimdhënia, hulumtimi dhe praktika profesionale janë të lidhura ngushtë. Detyrat nga praktika profesionale përputhen me metodat e mësimdhënies për çdo degë qe universiteti ofron .
Universiteti ofron bursa merite për disa nga programet Master deri në 10 000 euro. Bursa aplikohet vetëm në tarifen e shkollimit.
Studentë:
8.1% studentë të huaj
26 000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve:
Programe Bachelor : 3 - 4 vite
Programe Master 1- 2 vite
Viti Akademik:
2 semestra
Pranimi i studenteve të rinj:
Shator
Afati i aplikimeve:
1 Maj
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Diplomë e shkollës së mesme
> TOEFL iBT 80 / IELTS 6,0
Programe master :
> Diplomë e shkollës së lartë
> TOEFL iBT 90 / IELTS 6,5
Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit për të gjetur akomodim ne varesi te preferencave te tyre.