Arhnem, Nijmegen, Hollandë
Amsterdam Schiphol airport 50 min.
Po
Po
Po
HAN University of Applied Sciences është një nga 5 universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Holandë. HAN ofron arsimim me cilësi të lartë, të kombinuar me praktikë në më shumë se 30,000 studentë. Kampuset e universitetit ndodhen në qytetet e Arnhem dhe Nijmegen, vetëm një orë larg me tren nga kryeqyteti i Amsterdamit. HAN ka një bibliotekë të pasur, kompjutera të teknologjisë së fundit, librarinë me një sallë prej 300 vendendesh dhe dhoma konferencash të pajisura në mënyrë të përsosur.
HAN University of Applied Sciences është renditur ndër 10 institucionet më të mira profesionale të arsimit të lartë në Holandë. Procesi i mësimdhënies është shumë intensiv, klasat janë të vogla, gjë që lejon kontaktin e direkt midis nxënësve dhe mësuesve. HAN ofron 62 programe Bachelor dhe 19 programe Master në më shumë se 30 000 studentë, 3000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë nga mbi 70 vende të ndryshme. Kurset e HAN janë të shpërndara në dy kampuse, secili me një profil të veçantë. Kampusi në Arnhem kryesisht ka programe në degët inxhinierike dhe teknologjisë dhe degët ekonomike. Kampusi i Nijmegen ofron degët kryesisht në fushën e shëndetit, sportit, edukimit dhe shkencave sociale.
Ndërkombëtarizimi është një mjet i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit në HAN. Universiteti i kushton vëmendje të veçantë faktit që studentët kalojnë një periudhë të caktuar gjatë studimeve të tyre në një vend tjetër. Universiteti punon ngushtë me institucionet partnere në programet exchange, projektet ndërkombëtare dhe kërkimet e aplikuara ndërkombëtare. Të gjithë studentët kanë mundësinë të mësojnë një gjuhë të huaj shtesë – holandisht, gjermanisht, frëngjisht ose spanjisht.
Universiteti ofron bursa për studentët deri në €5000 për të 4 vitet e studimit.
Studentë
Studentë mbi 30,000
Studentë të huaj 3000
Kohëzgjatja e studimeve
4 vite- programe universitare
2 vite- programe masteri
Viti akademik 2 semestra
Afati i fundit për regjistrim
1 Maj - programe universitare
Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Dëftesë e shkollës së mesme
> IELTS 6,0
> TOEFL 80 pikë
Programe Master:
> Diplomë bachelor
> IELTS 6.0 / TOEFL 80 pikë
> Disa programe kërkojnë eksperiencë profesionale
Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit falas për të gjetur akomodim edhe jashtë ketyre rezidencave.