Johnstown, New York, SHBA
New York – 2 orë
Jo
Po
Po
Fulton-Montgomery college është një kolegj i komunitetit në Johnstown, New York, pjesë e Universitetit Shtetëror të New York-ut dhe i shërben qarqeve Fulton dhe Montgomery. Kolegji ofron 45 programe të shkallës dhe certifikimit, 30 klube në kampus, dhe është anëtar i NJCAA. Ne kete kolegj steteror studimet zgjasin 2 vjet.Kryeqyteti i New York ndodhet 120 milje larg ose e thene ndryshe 4 ore me autobuz. Universiteti ofron leksione në të gjitha fushat e shkencave bashkëkohore, arteve dhe kulturës. Sistemi përfshin dy vite studimesh universitare. Profesorët janë shumë të përgatitur nga ana profesionale,të kualifikuar, dhe të dedikuar në zhvillimin profesional të çdo studenti. Ky fillim i mbarë arsimimi është një garanci për një përshtatje sa më të mirë universitare. Fulton Montgomery Community College bën pjesë në State University of New York. Si rezultat, studentët me perfomancat më të mira akademike kanë të garantuar pranimin. Në vitet e mëparshme, të diplomuarit kanë vazhduar studimet në universitete të ndryshme, si Universiteti i Kalifornise- Berkley, Universiteti Shtetëror i Delaware, Emerson College, Universiteti i Massachusetts, në Amherst,New York University dhe shumë të tjera.
Universiteti ofron bursa për rezultatet e larta akademike.Shumat e dhëna janë zakonisht ndërmjet 100 dhe 500 dollar amerikan në vit.
Studentë:
100 studentë të huaj
2842 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
2 vite- program transferimi
Viti akademik:
2 semestra
Fillimi i vitit akademik:
Shtator/ Janar
Afati i aplikimeve:
4-6 muaj përpara
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Mosha minimale 17 vjeç
> Diplomë e shkollës së mesme
> TOEFL iBT 71 Program i kombinuar:
> Mosha minimale 17 vjeç
> Klasa e 11 me një mesatare mbi 8. 35
> TOEFL iBT 71