Zvicer, Spanje, Gjermani
Zvicer, Spanje, Gjermani
Po
Po
Jo
EU Business School, themeluar më 1973, është një shkollë private ndërkombëtare biznesi, trefish e akredituar me kampuse të shumta. Universiteti ka një rrjet global, me kampuset kryesore në Gjenevë dhe në Montreux në Zvicër; Barcelonë në Spanjë; dhe Munich në Gjermani. Ky rrjet u mundëson studenteve të transferojnë studimet e tyre në një nga kampuset e tjera. Studentët mund të marrin pjesë në shkëmbimet intercampus brenda EU-së, si edhe me institucionet partnere në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Lindjen e Mesme, Azi. Universiteti ofron programe studime bachelor dhe master në fushën e biznesit, në gjuhën angleze. Këto programe i japin mundësinë studentëve të eksplorojnë botën e biznesit ndërkombëtar, përmes një kurrikule të larmishme.
EU ka një komunitet studentor multikulturor prej më shumë se 100 nacionalitete dhe një rrjet të gjerë të diplomuarve prej 27,000 studentësh. Sistemi akademik është fleksibël dhe modern në të gjitha fushat e tij, ku nxënësit zhvillojnë dhe përsosin aftësitë personale dhe profesionale, fitojnë njohuri dhe përvoja të vlefshme. Mësuesit sigurojnë realizimin e një edukimi të vërtetë të një niveli të lartë pasi lëndët studimore kërkojnë një përqëndrim të madh. Mësimdhënia organizohet në klasa të vogla, nëpërmjet të cilave universiteti promovon të mësuarit personal dhe bashkëpunues. Studentët gjithashtu kanë mundësinë të komunikojnë me udhëheqësit e bizneseve ndërkombëtare përmes seminareve dhe konferencave që universiteti zhvillon, si edhe vizitave të tyre në kampus.
Universiteti ofron diploma te dyfishta , diplomën e vetë dhe diploma të njohura shtetërore përmes partnerëve akademik të akredituar, si University of Derby dhe University of Roehampton në UK dhe Universiteti Católica de Murcia (UCAM) në Spanjë.
Universiteti ofron bursa në bazë merite deri në 30% të tarifës së shkollimit për studimet bachelor dhe master. BURSA STUDENT AMBASSADOR deri në 2000 EUR.
Studentë: 6000
Kohëzgjatja e studimeve :
3 vite- programe bachelor
1 vit- MBA
Viti universitar
Programe bachelor: 2 semestra
Programe masteri: 3 semestra
Fillimi i vitit akademik:
Tetor – Shkurt (programe bachelor)
Shtator, Janar, Mars (programe masteri)
Afati i aplikimeve:
Minimumi 3 muaj përpara fillimit të vitit akademik
Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Dëftesë pjekurie
> TO EFL iBT 80 pikë / IELTS 6,0 pikë
Programe master:
> Diplomë bachelor
> Toefl iBT 89+ pikë/ IELTS 6,5 pikë
> GMAT ( i rekomandueshëm)
> 2-3 vite eksperiencë profesionale
Ofron akomodime per studentet e vete , ne partneritet me rezidenca private.