Leicester, Britania e Madhe
Luton - 1 orë Heathrow - 3 orë
Po
Jo
Po
De Montfort University është i vendosur në qytetin e Leicester, vetem një orë e gjysëm larg nga Londra. Universiteti është veçanërisht i njohur për degët e artit dhe ofron një nga programet më të mira në Arkitekturë. DMU mban partneritet me biznese nga fusha të ndryshme, nga të cilët studentët mund të kenë përfitime. Për shembull, dizenjuesi i këpuceve Jimmy Choo është shpesh i ftuar dhe mban leksione në këtë universitet.
Të gjitha ndërtesat në De Monfort University përfshirë këtu edhe kampusin kryesor, janë të vendosura në qendër të qytetit. Leicester është një nga kampuset më të sigurta në Britaninë e Madhe. Emri i tij ka prejardhjen nga konti francez Simon de Montfort i cili sundoi në Leicester në shekullin e XIII. Konti i Leicesterit ishte një nga figurat kryesore e aktive në formimin e parlamentit të parë Anglez.
Në partneritet me Oxford International, universiteti ka themeluar De Montfort University International College (DMUIC), i vendosur brenda kampusit të universitetit. Përmes programeve të tyre të integruara, DMUIC u ofron studentëve ndërkombëtarë një fillim alternativ për studimet e tyre në DMU, përgatitjen për studimet në gjuhën angleze, si edhe i pajis ata me njohuritë e duhura akademike për të patur sukses në studimet e tyre të mëtejshme në universitet.
DMU ka një rekord të lartë të numrit të studentëve të punësuar pas diplomimit. Sipas statistikave për vitin 2017, rreth 95 % e të diplomuarve të DMU-së janë punësuar pas përfundimit të studimve, krahasuar me një mesatare rreth 93% e të diplomuarve në nivel kombëtar.
DMU ka në fokus globalizimin dhe si i tillë mirëpret çdo vit një numër të madh të studentëve ndërkombëtare.
Universiteti ofron një numër të limituar zbritje të tarifës së studimeve
Studentë:
25 000 në total
Mbi 2700 student të huaj
Kohëzgjatja e studimeve:
3-4 vite bachelor
1 vit master /1 vit program përgatitor
15 muaj MBA
Viti akademik:
2 semestra
Fillimi i vitit akademik:
Shtator/Janar
Pranimi:
Shtator, Janar
Afti i aplikimeve:
Bachelor - Qershor , Nentor
Master – nuk ka një afat zyrtar
Vit përgatitor – nuk ka një afat zyrtar
Viti pergatitor:
Vit përgatitor:
Diploma e shkollës së mesme
IELTS UKVI 6.0
Programe Bachelor:
Diploma e shkollës së mesme
IELTS UKVI 6.0 - 7.0
Programe Master:
Diploma e universitetit
IELTS UKVI 6.0 - 7.0
De Montfort University ka nëntë holle banimi me rreth 2 300 dhoma. Të gjithë ato janë vetëm disa minuta në këmbë larg kampusit. Ushqimi nuk është i përfshirë, por studentët kanë kuzhina të përbashkëta të mobiluara dhe lavanderi.