Coventry, Londër, Scarborough Britania e Madhe
Birmingham - 30 min. Londër - 2 orë Leeds - 2 orë
Po
Po
Po
Coventry University është një universitet modern, me një traditë krenare në ofrimin e arsimit të lartë cilësor dhe fokusin në kërkimet shkencore. I themeluar më 1843, universiteti ka një traditë 175 vjeçare në ofrimin e mësimdhënies cilësore të arsimit të lartë. Kampusi universitar ndodhet në qendër të qytetit te Coventry dhe është vazhdimisht në zhvillim. Universiteti planifikon investime të përvitshme për kampusin e vet në mënyrë që ti ofrojë studentëve të vetë ambiente dhe kushte sa më të mira studimi. Ai i ofron studenteve të vetë pajisjet më moderne në të gjitha disiplinat akademike, duke përfshirë laboratorët e lëndëve shkencore, studiot artistike, qendrat e informatikës etj.
Coventry university jep një kontribut të madh për qytetin e Coventry, duke i dhënë qytetit një atmosferë miqësore dhe gjallëruese, si edhe duke nxitur partneritete të sukseshme biznesi. Për vitin 2019, Coventry është emëruar si Qyteti Europian i Sportit dhe për vitin 2021 si Qyteti i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar.
Coventry University renditet i 13-ti sipas The Guardian University Guide 2018 dhe për 7 vite rradhazi universiteti është vlerësuar si TOP UK Modern University. 97% e studentëve të diplomuar me sukses punësohen në kompani të njohura ndërkombëtare. Coventry i përgatit studentet e vetë për një karrierë të sukseshme, duke i ndihmuar të fitojnë njohurinë, aftësinë dhe ekperiencën e nevojshme për punëdhënësit. Universiteti ka partneritet me kompani të mirënjohura si Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL and Intel, në të cilat janë punësuar disa nga të diplomuarit e vetë.
Studentët mund të përfitojnë bursa të ndryshme merite në bazë të rezultateve akademike deri në vlerën £1500.
Studentë:
2600 studentë të huaj
12000 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
Programe universiteti: 3 vite
Programe universiteti + stazhi: 4 vite
Master: 1 vit
Viti akademik
2 semestra- shtator/qershor
Pranimi i studentëve të rinj
shtator-janar
Afati i regjistrimeve:
1 Qershor / 15 Nëntor
3-4 muaj përpara - master
Viti pergatitor:
Viti përgatitor:
Diploma e shkollës së mesme
IELTS UKVI 5.0
Programe Bachelor:
Diploma e shkollës së mesme + viti përgatitor
IELTS UKVI 6. 5 pike
Programe Master:
Diploma e nivelit të parë (bachelor) në një fushë të ngjashme
IELTS UKVI 6,5 pikë
Universiteti ka 14 konvikte të veta në Coventry. Për sa i përket kampusit në Londër, universiteti kujdeset për të siguruar opsione të ndryshme akomodimi sipas buxhetit.