Origjina e universitetit daton që prej vitit 1891. Që prej fillesës së tij universiteti është specializuar në ofrimin e arsimit profesional, i cili është përmirësuar vit pas viti. Fillimisht Bucks është themeluar si shkollë e cila ofronte mësimdhënie në degët shkencore dhe arte.
Sot Bucks është një universitet i konsoliduar i vendosur në Wycombe, Uxbridge, Aylesbury dhe Great Missenden. Universiteti ka tre kampuse kryesore, High Wycombe, Uxbridge dhe Aylesbury. High Wycombe është kampusi ku ofrohen pjesa më e madhe e programeve. Kampusi Uxbridge ofron programet lidhur me degën e infermierisë dhe të kujdesit shëndetësor, ndërsa kampusi në Aylesbury Vale ofron një sërë programesh që janë të orientuara drejt karrierave dhe programeve profesionale.
Universiteti ofron programe lider në industrinë e udhëtimeve, transportit dhe aviacionit, duke u dhënë studentëve mundësinë për të marrë një licencë profesionale pilotimi gjatë studime të tyre universitare. Gjithashtu universiteti ofron një nga programet unike në UK në fushën e menaxhimit të muzikës si edhe programet në Film and Television Production. Bucks është një nga pak universitetet në UK që ofrojnë një diplomë në degën e policisë, duke i dhënë të diplomuarve mundësinë për të vazdhuar një karrierë në forcat policore.
Viti pergatitor: