Brunel University London | Integral

Brunel University London

Londër, Britani e Madhe

Po

Po

Po

Po

Brunel University London u themelua në 1966, misioni i këtij universiteti ështe ndërthurja e rigorozitetit akademik me qasje praktike, sipërmarrëse dhe vizionare.

Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh, shumë janë të akredituar nga institucione profesionale, të cilat njihen nga punëdhënësit dhe mund të ofrojnë anëtarësim në arsimin e lartë.

Brunel University London është një universitet publik kërkimor i vendosur në zonën Uxbridge të Londrës, Angli. Uxbridge është një zone më kompakte dhe më pak e zhurmshme se Londra qendrore – e cila është vetëm 45 minuta larg. Sallat akademike ofrojnë ambiente me infrastrukturë cilësore dhe ndodhen të gjitha në kampus, që do të thotë se ju nuk jeni kurrë më shumë se 10 minuta larg mjediseve arsimore, sociale dhe sportive.

Në vitet e fundit, universiteti ka investuar mbi 350 milion £ në një program të rizhvillimit të kampusit për të zotëruar një gamë mbresëlënëse të pajisjeve më të fundit. Lehtësitë përfshijnë Bibliotekën dhe Qendrën Kompjuterike, ndërtesat akademike dhe mësimore, objektet hotelerike dhe shoqërore, shërbimet e ndihmës sociale, banka, farmaci, një dyqan i përgjithshëm dhe Unioni Studentor. Computer Center shet një gamë mbresëlënëse të produkteve IT, të tilla si printera, memorje, kabllo rrjeti dhe disqe, për t’iu përshtatur nevojave të çdo studenti. Ditët e hapura dhe udhëtimet në kampus janë në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Brunel ka tre Kolegje Akademike përbërëse: Kolegji i Inxhinierisë, Projektimit dhe Shkencave Fizike, Kolegji i Biznesit, Arteve dhe Shkencave Sociale dhe Kolegji i Shkencave të Shëndetit dhe Jetës. Universiteti fitoi Queen’s Anniversary Prize në 2011. Brunel është anëtar i Shoqatës së Universiteteve të Komonuelthit, Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe Universiteteve të MB. Universiteti renditet si një nga 400 universitetet më të mira në botë nga QS World University Rankings 2021 dhe Times Higher Education Rankings University 2021.

Brunel ka një sërë paketash të bursave dhe punon në partneritet me disa organizata dhe organe të bursave duke përfshirë Chevening, Bursat e Komonuelthit dhe Santander Mobility Awards.

Programet Kryesore
  • Business, Accounting & Finance and Management
  • Anthropology
  • Business and Management
  • Communication and Media studies
  • Creative Writing
  • Economics and Finance
  • Education
  • English
  • Film Studies
  • Games Design
  • Global Challenges
  • History
  • Journalism
  • Law
  • Music
  • Politics and International Relations
  • Sociology
  • Theater
  • Engineering (Aerospace, Chemical, Civil, Electronic, Flood and Costal and Mechanical)
  • Design
  • Environmental Sciences
  • Life Sciences
  • Occupational Therapy
  • Physiotherapy
  • Psychology
  • Specialist Community Public Health Nursing
  • Sports, Health and Exercise Sciences
  • Computer Science
  • Digital Media
  • Mathematics
  • Biomedical Sciences

Bursa

Brunel ofron më shumë se 100 bursa çdo vit për të ndihmuar studentët ndërkombëtarë nga mbi 70 vende të botës. Disa bursa janë me vlerë deri në 7,500 £ në vit për të ndihmuar pjesërisht në financimin e tarifave të universitetit dhe kostove të jetesës

Informacione te pergjithshme


Nr. i Studentëve
12.900 studentë në total
70 kombësi
Kohëzgjatja e studimeve
Programet bachelor: 3-4 vite
Programet master: 12 – 15 muaj
Viti akademik:
3 semestre
Fillimi i vitit shkollor:
Shtator
Afati i aplikimeve:
3 muaj para fillimit të vitit akademik

Kushtet e Pranimit

Viti pergatitor:
Programe bachelor:
> Diplomë e shkollës se mesme
> IELTS UKVI 6.0 <
Programe masteri:
> Diplomë bachelor
> IELTS UKVI 6.5
> Regjistrimi të paktën 3 muaj para fillimit të vitit akademik

Akomodimi

Universiteti ofron akomodim në kampus për studentët e vetë.