Breda
Po
Po
Po
Po
Është një universitet profesional Holandez me renditje të lartë. Ndodhet në tre qytete: Breda, ‘s-Hertogenbosch dhe Tilburg. Shkolla ka 30,000studentë që studiojnë 40 kurse në 18 institute. Ka 2,900 të punësuar. Avans University of Applied Science u themelua në 1 Janar 2004, si një bashkim i Hogeschool ‘s-Hertogenbosch dhe Hogeschool Brabant në Tilburg, Breda dhe Etten-Leur.
Vetë Hogeschool Brabant ishte një bashkim nga viti 1988 i Hogeschool West-Brabant (Etten-Leur dhe Breda) dhe Hogeschool Midden-Brabant (Tilburg). Kampusi më i vjetër i Avans University of Applied Science është Kunstacademie në ‘s-Hertogenbosch, e cila u themelua në 1 Tetor 1812.
Njohja dhe renditja
Avans University of Applied Science u shpall nga studiuesi i pavarur Keuzegids HBO si Universiteti më i mirë i madh i Shkencave të Zbatuara në Hollandë për nëntë nga dhjetë vitet deri në 2019.
Studime në anglisht
Bachelor (4 vjet)
• Shkencë Mjedisi për Energji dhe Teknologji të Qëndrueshme, në Breda
• Inxhinieri dhe Menaxhimi Industrial, në Breda
• Biznesi dhe gjuhët ndërkombëtare, në ‘s-Hertogenbosch
• Studime Ndërkombëtare të Biznesit dhe Menaxhimit, në Breda
• Menaxhimi Financiar Ndërkombëtar, në Breda
Master
• Master i Animacionit, në Breda
• Master i Arteve të Bukura, në Breda
• Master i Projektimit Grafik, në Breda
• Master i Fotografi, në Breda
Dhe ka shumë kurse të tjera (shkëmbimi) për të ofruar, për shembull, kurse si Biobased Energy, Bioinformatics, Biotechnology, Environmental Geography, Global Business & Career, International Business, International Sales, etj.
Nuk ofrohen.
Studentë:
30.000 Studentë nga 80 vende të ndryshme
Kohëzgjatja e studimeve
4 vite programe universitare
2 vite programe masteri
Viti akademik 2 semestra
Afati i fundit për regjistrim
1 Qershor
Viti pergatitor:
Programe Bachelor:
> Dëftesë e shkollës së mesme
> IELTS 6,0
> TOEFL 80 pikë
Programe Master:
> Diplomë bachelor
> IELTS 6,5 / TOEFL 85 pikë