Selanik, Greqi
Selanik – 20 min.
Jo
Po
Po
ACT, stadi i tretë i Kolegjit Anatolia, është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NEASC (Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve në New England) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NEASC, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).
Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 5 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi, Marëdhënie Ndërkombëtare, Psikologji dhe Anglisht me 2 drejtime, një Master Shkencash (MS) në Manaxhim Hoteleri dhe Turizëm, dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) me 4 drejtime.
Programet ndërkulturore që ACT organizon në bashkëpunim me institucionet e njohura arsimore në US & EU gjithashtu u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin studime në disiplina të ndryshme shtesë që përfshijnë Administrim Sportesh, Hoteleri & Turizëm, Shkenca Politike, Inxinieri, etj
Përse duhet të zgjidhni ACT :
ACT u ofron ndihmë financiare një numri të konsiderueshëm studentësh në çdo fillim viti shkollor. ACT gjithashtu ofron një program të gjerë të ndihmës financiare bazuar në meritë- nevojë. Për më shumë informacion rreth bursave kontaktoniIntegral.
Studentë
1300 studentë në total
Kohëzgjatja e studimeve
4 vjet studime universitare
1 vit MBA
Viti akademik:
3 simestre- shtator/mars
Fillimi i vitit akademik:
Shtator
Afati i aplikimeve:
Qershor
Viti pergatitor:
Programe bachelor/master :
>TOEFL iBT 69+ pikë/IELTS 6. 5 pikë
MBA
>TOEFL iBT 69+ pikë/ IELTS 6. 5 pikë ose test në zyrat Integral
Universiteti ofron akomodimin në konvikt. Studentët në vitin e parë të studimit mund të akomodohen në kampus për vetëm 100 EUR në muaj.